Aktualitet

“Range Rover” përplas vajzën që po ecte në këmbë, e ndodhet në gjendje të rëndë shëwndetësore

10 Shkurt 2021, 18:32 Nga DOSJA
“Range Rover” përplas vajzën që po ecte në

SARANDË– Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një automjet tip “Range Rover”, ka përplasur një vajzë.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ku e reja është përplasur nga automejti teksa ishte duke ecur. 

Ndërkohë siç shihet në videon e siguruar nga Dosja.al, shihet se vajza është e shtrirë përtokë, ndërkohë që një grup njerëzish janë mbledhur rreth saj, për ta ndihmuar.

Mësohet se vajza e plagosur është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkohë që mjekët po kujdesen për të. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia e cila po merret me hetimin e ngjarjes. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne sarande aksident ne sarande

Sondazh

Poll