Aktualitet

“Karantina është e mërzitshme”/ Thyen rregullat e pandemisë dhe dolën xhiro, gjobiten tre shqiptarë në Britaninë e M

10 Shkurt 2021, 17:44 Nga DOSJA
“Karantina është e mërzitshme”/ Thyen rregullat e

BRITANIA E MADHE– Tre shqiptarë janë përballur me gjoba në Britaninë e Madhe, pasi kanë thyer karantinën dhe kanë udhëtuar për më shumë se 150 milje me pretendimin se ishin mërzitur.

Gjërat u përkeqësuan për shqiptarët, kur policia zbuloi se ata nuk kishin leje drejtimi të vlefshme, pasi patenta e tyre ishte shqiptare dhe ajo kishte skaduar prej 10 vitesh.

“Personat që udhëtuan më shumë se 150 milje në Peak District u thanë oficerëve të policisë se e kishin bërë sepse shtetrrethimi ishte bërë “i mërzitshëm”. Fatkeqësisht, patentat e shoferëve shqiptarë nuk funksionojnë këtu pas 10 vitesh qëndrimi, kështu që automjeti iu është sekuestruar,”-thuhet në njoftimin e policisë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptaret ne britani shqiptaret ne britani

Sondazh

Poll