Aktualitet

Merr fund pritja! Zhdukja e Davide Pecorellit, Shqipëria nis drejt Italisë ADN-në e eshtrave të shkrumbuara, do krahasohen m

10 Shkurt 2021, 16:34 Nga DOSJA
Merr fund pritja! Zhdukja e Davide Pecorellit, Shqipëria nis drejt

TIRANË– Kur ka kaluar më shumë se një muaj nga zhdukja e tij në Pukë të Shqipërisë, mostra e eshtrave të gjetura në mjetin e biznesmenit italian, Davide Pecorelli janë nisur drejt Italisë. Sipas gazetares Klodiana Lala, autoritetet shqiptare kanë nisur sot bazën e ADN-së në eshtrat e gjetura brenda mjetit të shkrumbuar nga flakët, të cilat do të krahasohen me atë të vëllait të biznesmenit, Antonello.

Krahasimi i tyre do t’u japë “drejtim” hetimeve për 45-vjeçarin, nga ku do të mësohet nëse ka vdekur vërtetë brenda makinës, apo është zhdukur. Vetëm pak ditë më parë, mediat italiane ngritën shqetësimin për vonesat e shkaktuara nga pala shqiptare, të cilat u justifikuan me infektimin e prokurorit të çështjes nga pandemia. Me daljen e tij nga karantina duket se gjithçka ka nisur me ritmin e duhur për zbardhjen e dosjes. 

Ish-gjyqtari i futbollit mbërriti në 3 janar në Shqipëri me qëllim zgjerimin e biznesit të tij. Fillimisht ai shkoi në Vlorë, dhe më pas në Shkodër me destinacion përfundimtar Pukën, ku qëndroi për dy net, por nuk u kthyer më kurrë në hotel. Në Pukë iu gjet dhe makina tip “Skoda”, të cilën italiani Pecorelli e kishte marë me qera në aeroport. Brenda mjetit janë gjetur disa eshtra të djegura, ndërsa telefoni dhe ora e biznesmenit ishin të padëmtuara.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet davide pecorelli zhduket davide pecorelli davide pecorelli zhduket davide pecorelli

Sondazh

Poll