Aktualitet

E rëndë! Dy aksidente të njëpasnjëshme në Tiranë, plagosen dy drejtuesit e motorëve 

10 Shkurt 2021, 16:57 Nga DOSJA
E rëndë! Dy aksidente të njëpasnjëshme në

TIRANË- Dy aksidente të njëspasnjëshme kanë ndodhur pasditen e sotme pranë zonës së qendrës në Tiranë.

Policia në një njoftim zyrtar bën me dije se aksidenti i parë ka ndodhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku një makinë është përplasur me një motor. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtues i motorit i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Ndërkohë një aksident tjetër është regjistruar,  pranë 15-katëshit ku i plagosur ka mbetur një tjetër drejtues motori që është të cilin e ka përplasur një automjet.

“Më datë 10.02.2021, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues B. H., me mjetin motor me drejtues L. A. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motorrit shtetasit L. A., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e quajtur “15-katshi” mjeti me drejtues A. H., ka aksidentuar mjetin motor me drejtues K. Sh, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dy aksidente në tiranë dy aksidente në tiranë

Sondazh

Poll