Aktualitet

I dënuar me 7 vite e 7 muaj burg për vjedhje, arrestohet në Gramsh 31-vjeçari (EMRI)

10 Shkurt 2021, 16:10 Nga DOSJA
I dënuar me 7 vite e 7 muaj burg për vjedhje, arrestohet në

GRAMSH– Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi rezultonte i dënuar me 7 vite e 7 muaj burg në shtetin grek.  Altin Beqiri i shpallur në kerkim për veprat penale “Vjedhja”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.

Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar Altin Beqiri, 31 vjeç, banues në Gramsh. Ai u ndalua pasi  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për efekt të njohjes dhe ekzekutimit në Shqipëri të vendimit të Gjykatës Apeluese të Krimeve të Rënda Aigaiou, Greqi.

Njoftimi i plotë: 

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 7 vjet e 7 muaj burgim. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, falë punës së mirorganizuar, kapën dhe ndaluan shtetasin:

Altin Beqiri, 31 vjeç, banues në Gramsh.

Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për efekt të njohjes dhe ekzekutimit në Shqipëri të vendimit të Gjykatës Apeluese të Krimeve të Rënda Aigaiou, Greqi, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 7 muaj burg, për veprat penale “Vjedhja”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 31 vjecari ne gramsh gramsh arrestohet 31 vjecari ne gramsh gramsh

Sondazh

Poll