Aktualitet

“NAMI” në Angli! 7 shqiptarë marrin peng një anije mallrash, arrestohen pas ndërhyrjes së Policisë

10 Shkurt 2021, 16:40 Nga DOSJA

BRITANI E MADHE- 7 shqiptarë u përpoqën të merrnin peng një anije japonezë në portin e Portlandit në Britani të Madhe. Për rreth 16 orë, shqiptarët  qëndruan në bordin e “Chisë Bulker”, dhe dhunuan pjesëtarët e tjerë. Sipas mediave britanike shqiptarët kishin hyrë në anije gjatë mesnatës, në momentin kur mjeti lundrues kishte ndaluar në portin e Ruenit në Francë, para se të kalonte në kanalin e La Manche. 

Pasi anija doli në det, edhe shqiptarët lëvizën nga vendi ku edhe ishin fshehur.  Kapiteni i anijes raportoi për një person që kishte nevojë për kujdes mjekësor. Hetimet e policisë zbuluan se kishte ‘një numër të vogël individësh të paidentifikuar’ në bordin e anijes. Rreth orës 5:40 të mëngjesit, kohë kur anija u ankorua në Portland, Policia u përplas me shqiptarët duke i prangosur, por fatmirësisht askush nuk mbeti i plagosur.

Fillimisht u raportua se anija, në pronësi të Orix Corp kishte mbërritur në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar, por shqiptarët u bënë të dhunshëm dhe tentuan që ta kthenin pas në Francë. Sipas mediave, kapiteni u dëgjua duke qarë dhe në ankth përmes telefonit, por këto zëra nuk janë konfirmuar nga policia. Megjithatë zërat u hodhën poshtë nga Policia, e cila nuk përmendi “sulmin” e pretenduar nga mediat.

Një zëdhënës i Policisë tha: Ne morëm një telefonatë në lidhje me një person që kishte nevojë për kujdes mjekësor në bordin e një anijeje tregtare. Pas hetimeve, u vërtetua se individë të paidentifikuar kishin hyrë në bordin e anijes. Kështu që 7 persona, dyshohet se janë shqiptarë, u arrestuan nga policia dhe do të përballen me autoritetet e emigracionit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet britani e madhe shqiptaret ne anijen britanike britani e madhe shqiptaret ne anijen britanike

Sondazh

Poll