Sport

Luis Suarez bën të “pendohen” drejtuesit e Barçës

10 Shkurt 2021, 17:32 Nga DOSJA
Luis Suarez bën të “pendohen” drejtuesit e

SPANJE – Një tjetër ish-lojtar i Barcelonës po bën shumë mirë edhe pse është larguar nga bashkëpunimi me Mesin dhe me katalanasit. Bëhet fjalë për Luis Suarez, i cili te Atletiko Madrid po tregon se është një makineri golash.

Sulmuesi uruguaian është nja nga arsyet pse Atletiko po kryeson e shkëputur në kampionat, pasi po shënon me një rregullsi të admirueshme, që rrallëherë e kishte edhe në radhët e katalanasve, të cilët e injoruan në verë, duke e nxjerrë jashtë projektit të tyre.

Me 16 gola në 17 ndeshje të luajtura, Suarez vendosi që tani rekordin e ri në La Liga, duke thyer atë që mbante më parë Kristiano Ronaldo, si më i shpejti që kishte arritur këtë shfër. Sipas mediave spanjolle, arritja e kësaj shifre i ka siguruar atij një bonus financiar.

Në momentin që arriti kuotën e 15 golave, klubi i pagoi 34-vjeçarit 1 milionë euro bonus, siç ishte vendosur në kontratën mes palëve. Një tjetër bonus i ngjashëm e pret shumë shpejt atë, pasi siç bëjnë me dije mediat iberike, në kontratën e tij ka bonuse të tjera, i rradhës është për kufirin e 20 golave.

Duke llogaritur rregullsinë me të cilën po shënon Suarez, nuk është çudi që brenda pak javësh Atletiko të bëjë gati çekun e radhës për të.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll