Aktualitet

I dehuri terrorizon me armë automatiku banorët tek Bregu i Lumit, vihet në pranga nga policia

10 Shkurt 2021, 14:12 Nga DOSJA
I dehuri terrorizon me armë automatiku banorët tek Bregu i Lumit,

TIRANË -Një 62 vjeçar është vënë në pranga në  në Bregun e Lumit pasi qëlloi me armë zjarri në ajër, në gjendje të dehur.

Policia i ka sekuestruar 62 vjeçarit D.P.,  armën e zjarrit tip automatike, të cilën e posedonte pa leje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatike, me të cilën ai ka qëlluar në ajër.

Njoftimi i plotë: 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas një telefonate të marrë nga qytetarët në Sallën Operative se në rrugën “Hysen Kaleshi”, tek Bregu i Lumit, një shtetas po qëllonte me armë zjarri në ajër, menjeherë kanë shkuar në adresën e dhënë.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale u bë i mundur identifikimi dhe vënia në pranga e shtetasit D. P., 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se në gjendje të dehur ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatike, me të cilën ky shtetas ka qëlluar në ajër.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 62 vjecari bregu i lumit arrestohet 62 vjecari bregu i lumit

Sondazh

Poll