Aktualitet

‘Nuk jam shoqja e Tires’/ Sanitarja: S’kam marrë asnjë lekë! Kam punuar 37 vite me ndershmëri

10 Shkurt 2021, 13:30 Nga DOSJA
‘Nuk jam shoqja e Tires’/ Sanitarja: S’kam marrë

TIRANË– Sanitarja Rukije Hoxhaj ka mbrojtur veten ditën e sotme teksa u përball me Gjykatën për veprën penale të zhvatjes. Ajo është shprehur se nuk është bashkëpunëtore e Tires. Ajo ka deklaruar para gjyqtares se nuk ka marrë asnjë lekë nga Tirja, por ka punuar me ndershmëri për 37 vite.

“S’jam shoqja e Tires. Nuk më ka dhënë asnjë lekë, kam 37 vite pune me ndërshmëri”, është shprehur Hoxhaj.

Bashkëpunëtoret e Tire Alldervishit, u ndaluan nga policia e Tiranës më 8 shkurt 2021. Ndalimi i tyre u bë pasi dolën nga përgjimet në telefonin e Tires, e cila u arrestua javë më parë pas skandalit që u transmetua në emisionin ‘STOP’. Pjestaret e stafit mjekësor te ‘Shefqet Ndroqi’ janë të përfshira në aferën korruptive të rastit ‘Tire’. Rukije Hoxha, Mira Bushi, Sheqerije Koci, Sidorela Cela, në bashkepunim me njëra-tjetrën, kanë përfituar para nga pacientët që ishin të shtruar pasi ishin infektuar me Covid. Ato kanë komunikuar mes tyre për pacientët e shtruar në spitale në mënyrë që të përfitonin paratë dhe ti ndanin mes tyre.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rukije hoxhaj tire alldervishi rukije hoxhaj tire alldervishi

Sondazh

Poll