Aktualitet

Bashkëpunëtoret e Tire Alldervishajt, Gjykata lë në burg 45 ditë 3 infermieret dhe sanitaren

10 Shkurt 2021, 13:38 Nga DOSJA
Bashkëpunëtoret e Tire Alldervishajt, Gjykata lë në burg 45

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg për 45 ditë, 3 infermieret dhe sanitaren e përshirë në skandalin e spitalit Shefqet Ndroqi. Për Mira Hoxha, Sheqerije Koçi, Sidorela Çela dhe Rukije Hoxhaj është dhënë masa arrest në burg.

Sipas Gjykatës kjo masë është dhënë me qëllim që Prokuroria të kryejë veprime të tjera përsa i përket zbardhjes me komunikimet që kanë pasur personat me sanitaren, Tire Alldervishi. Gjykata ka kërkuar nga prokuroria që të sjellë prova nëse këto infermiere kanë abuzuar edhe me persona të tjerë.

Bashkëpunëtoret e Tire Alldervishit, u ndaluan nga policia e Tiranës më 8 shkurt 2021. Ndalimi i tyre u bë pasi dolën nga përgjimet në telefonin e Tires, e cila u arrestua javë më parë pas skandalit që u transmetua në emisionin ‘STOP’. Pjestaret e stafit mjekësor te ‘Shefqet Ndroqi’ janë të përfshira në aferën korruptive të rastit ‘Tire’. Rukije Hoxha, Mira Bushi, Sheqerije Koci, Sidorela Cela, në bashkepunim me njëra-tjetrën, kanë përfituar para nga pacientët që ishin të shtruar pasi ishin infektuar me Covid. Ato kanë komunikuar mes tyre për pacientët e shtruar në spitale në mënyrë që të përfitonin paratë dhe ti ndanin mes tyre.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mira hoxha rukije hoxha sheqerije koci sidorela cela mira hoxha rukije hoxha sheqerije koci sidorela cela

Sondazh

Poll