Bota

“Senatori” pakistanez bën thirrje për të votuar Enver Hoxhajn: Burrë shteti i madh, mikpritës dhe njeri me vizi

10 Shkurt 2021, 12:24 Nga DOSJA
“Senatori” pakistanez bën thirrje për të votuar Enver

KOSOVË- Kryetari i Komitetit për Punët e Jashtme në Senatin e Pakistanit, Mushahid Hussain Syed me anë të një video-mesazhi ka uruar kandidatin për Kryeministër në Kosovë, Enver Hoxhaj. Në videon e postuar nga vetë Hoxhaj në Facebook Syed thotë se e ka për kënaqësi që t’ja dërgojë këtë mesazh mikut të tij. Në fjalën e tij, ai tha se Kosova ka nevojë për një udhëheqje të re dhe nga një njëri si Hoxhaj, i cili është një lider dhe  burrë shteti me vizion.

MESAZHI I SYED:

“Përshëndetje nga Islamabadi, Pakistan. Është kënaqësi e madhe t’ia dërgoj këtë mesazh mikut tim, vëllait tim dhe burrështetasit të madh të Ballkanit dhe mikut të komunitetit ndërkombëtar, Shkëlqesisë së Tij, Enver Hoxhajt, i cili shërbeu si ministër i Jashtëm dhe me të cilin kam pasur bashkëveprim të ngrohtë dhe të këndshëm kur shkova në Prishtinë, Kosovë, si mysafir i tij, në vitin 2014. Të gjithë ishim të impresionuar dhe të frymëzuar prej bashkëbisedimit që patëm me këtë mendimtar të rëndësishëm, me këtë burrështetas të madh, me këtë politikan dhe udhëheqës, i cili po kandidon në zgjedhje në Kosovë dhe i dëshirojmë shumë fat. Ai është një mikpritës i ngrohtë, ai është burrështetas me vizion për të ardhmen, për Kosovën dhe popullin e saj, për Ballkanin dhe se si ky rajon dhe shteti i tij mund të bashkëveprojnë me komunitetin ndërkombatre në një botë gjithinë në lëvizje. Kosova ka nevojë për një udhëheqje të re, një lidership të dëshmuar, që është i testuar,  e cila është e paracaktuar për një energji të re dhe vizion të ri, që e ngrit Kosovën krahas vendeve tjera në shekullin 21. Inshallah! I dëshirojmë shumë fat në zgjedhje dhe shpresojmë për më të mirën, si dhe pres të punoj me të në të ardhmen. Faleminderit dhe gjithë të mirat. Dhe Enver Hoxhaj e ka këtë kalibër dhe cilësinë e udhëheqjes. I dëshirojmë shumë fat në zgjedhje dhe shpresojmë për më të mirën, si dhe pres të punoj me të në të ardhmen. Faleminderit dhe gjithë të mirat, tha ai.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 Shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 Qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale mashtrim me subvencione.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora enver hoxhaj mushahid hussain syed zgjedhjet ne kosove enver hoxhaj mushahid hussain syed zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll