Bota

Deputeti shqiptar Kamberi jep detaje për fjalimin në Kuvendin e Serbisë: Deputetët e Vuçiç tentuan të më pengonin

10 Shkurt 2021, 11:12 Nga DOSJA
Deputeti shqiptar Kamberi jep detaje për fjalimin në Kuvendin e

SERBI– Deputeti shqiptar i Serbisë Shaip Kamberi sqaroi se fjalimin e tij të mbajtur dje në parlamentin serb në gjuhën shqipe, e kishte përgatitur një ditë më parë, dhe për këtë kishte paralajmëruar edheë sekretariatin e Kuvendit të Serbisë. Kjo për arsye se sipas Kushtetutës së Serbisë, një deputet minoritar mund të mbajë fjalim në gjuhën e tij, por duhet të lajmërojë më parë që të bëhen përgatitjet logjistike.

Në një intervistë për Telegrafi.com ai tha se, zyrtarë të Kuvendit përmes telefonit ishin munduar ta bindin deputetin Kamberi që fjalimin e tij në gjuhën shqipe ta shtyjë për një ditë tjetër, me arsyetimin se nuk kishin përkthyes.

Mirëpo, siç tha Kamberi ai ishte i vendosur ta mbaj këtë fjalim, jo që të dëshmoj se Serbia është një shtet demokratik, por për të dëshmuar një element të identitetit shqiptarë, pasi të Hënën siç tha ai Gjykata e Lartë në Beograd, kishte refuzuar padinë e Këshillit Kombëtar Shqiptarë për ta dënuar Aleksandër Vulinin për gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve.

“Fjalimi në Kuvendin e Republikës së Serbisë, neni 9 lejon që deputetët që janë pjesëtare të pakicave të mund t’i adresohen kuvendit qoftë me gojë ose me shkrim edhe në gjuhën e vet. Kjo kërkon përgatitje teknike të cilat nuk ishin. Meqë e kisha përgatitur fjalimin një ditë më herët, në mëngjes e kisha njoftuar sekretariatin që do të shtroj pyetje në kuvend në gjuhën time amtare dhe ata paraprakisht para seancës përmes telefonit janë munduar të më bindin që ta shtyjë fjalimin pasi nuk munden të sigurojnë përkthyes. Qëllimi nuk ishte që të dëshmoj që Serbia është një shtet demokratik, por pikërisht kisha për qëllim që menjëherë një ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë në Beograd, e cila refuzon padinë e Këshillit Kombëtar Shqiptarë për ta dënuar Aleksandër Vulin për gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve të flas në gjuhën shqipe për të dëshmuar një element të rëndësishëm të identitetit shqiptarë. Gjatë momentit që mora fjalën salla u pushtua nga brohorimat dhe shumë deputet të shumicës tentuan të më ndalonin, më saktë deputetë e Vuçiç pasi ai ka shumicën në Parlament”,- sqaroi ai.

Përfaqësuesi i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi dje ka mbajtur një fjalim në gjuhën shqipe përballë deputetëve të tjerë të këtij Kuvendi. Pavarësisht ndërhyrjeve të vazhdueshme të kryeparlamentarit serb Ivica Dacic, Kamberi vazhdoi të ngrejë zërin shqip ndaj vendimit të  Gjykatës së Lartë në Beograd që ka refuzuar ta shpallë fajtor Ministrin Aleksandër Vulin për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota deputeti shqiptar shaip kamberi deputeti shqiptar shaip kamberi

Sondazh

Poll