Bota

Daçiç pohoi se po formojnë grupe parlamentare të miqësisë me vendet që tërhoqën njohjen e Kosovës

10 Shkurt 2021, 11:50 Nga DOSJA
Daçiç pohoi se po formojnë grupe parlamentare të

SERBI-Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi se Kuvendi serb ka formuar grupe parlamentare të miqësisë me të gjitha vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, si dhe me ato vende që tërhoqën njohjen e saj, raporton transmeton Gazeta Express.

Në Kuvendin serb, ku po zhvillohen diskutime mbi marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë me Mbretërinë e Lesotos, që e ka tërhequr njohjen e Kosovës, Daçiç tha se si ministër i Punëve të Jashtme ka punuar shumë për këto rezultate.

“Në të gjithë këtë, ne kishim mjetet për të nënshkruar marrëveshje të ndryshme, nga heqja e vizave, te bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Lesoto është një nga vendet e para që e ka tërhequr njohjen e Kosovës”,- tha Daçiç.

Sidoqoftë, Daçiç paralajmëroi se qeveria në Mbretërinë e Lesotos ka ndryshuar dhe se situata duhet të monitorohej në mënyrë që të mos ndryshojë diçka në këtë drejtim.

Në marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në 4 Shtator të vitit të kaluar, e cila u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë nën ndërmjetësimin e administratës Trump, Serbia u zotua se do ta ndalë fushatën për ndaj shteteteve që e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur, të heqin dorë nga ky vendim.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ivica dacic njohja kosoves ivica dacic njohja kosoves

Sondazh

Poll