Bota

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair flet mbi pandeminë: Duhet një strategji globale mbi vaksinimin

10 Shkurt 2021, 12:16 Nga DOSJA
Ish-kryeministri britanik, Tony Blair flet mbi pandeminë: Duhet një

BRITANI–  Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar dhe kryetari ekzekutiv i Institutit për Ndryshimin Global, Tony Blair ka bërë thirrje për krijimin e një strategjie vaksinash të koordinuar globalisht, duke thënë se bota tani ka një mundësi për të marrë mësime nga vaksina e hershme, raporton The Guardian.

Sipas Blair, ndërsa shumë vaksina po arrijnë miratimin e rregullatorit dhe vaksina të reja po vijnë për të trajtuar variante të reja, bota duhet të jetë e përgatitur, pasi kufijtë e mbyllur nuk janë të qëndrueshëm në periudhën afatmesme ose afatgjatë. Ai sygjeron krijimin e një strategjie të koordinuar globalisht të vaksinave, duke sjellë së bashku përfaqësues nga shkenca, mjekësia, industria farmaceutike, prodhimi, financuesit, shpërndarja dhe logjistika për të shqyrtuar mënyrën e përshpejtimit të prodhimit të vaksinave dhe mbikëqyrjen e alokimit dhe proceseve të prokurimit me qeveritë..

“Me një valë të re vaksinash dhe shtytësish tani në zhvillim, ne kemi një mundësi për të mësuar mësime nga fillimi i vaksinave të hershme dhe ne duhet ta marrim atë,” – shtoi ai.

Britania ka qenë një ndër vendet më të goditura nga pandemia e koronavirusit ku aktualisht ka gati 2 milion raste aktive dhe mbi 100 mijë jetë të humbura si pasojë e COVID.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në britaninë e madhe tony blair koronavirusi në britaninë e madhe tony blair

Sondazh

Poll