Bota

Rrëzimi i legjendës amerikane të basketbollit nga helikopteri, ekspertët: Piloti pati një çorientim hapësinor 

10 Shkurt 2021, 10:38 Nga DOSJA
Rrëzimi i legjendës amerikane të basketbollit nga helikopteri,

SHBA-Rrëzimi i helikopterit që shënoi vdekjen e legjendës amerikane të basketbollit Kobe Bryant, vajzës së tij Gianna Bryant dhe 7 personave të tjerë ka qenë për shkak të motit të keq. NBC News shkruan se piloti që po drejtonte helikopterin ka shumë të ngjarë të ketë pasur një “çorientim hapësinor”. Eksperti Robert Sumwalt e përshkroi këtë si një ndjesi mashtruese dhe që të bën të humbasësh referencat vizuale.

“Ajo është një ndjesi e fuqishme, mashtruese që mund të ngatërrojnë një pilot që kryen fluturim vizual, dhe humbet referencat vizuale te të cilat llojet e trajnimit mund të jenë efektive në luftën kundër këtë efekt”, tha ai.

Ndërsa, anëtari i bordit NTSB Michael Graham shkruan se aksidenti i Kobe Bryant nuk ishte i pari në atë llojë pasi ka ndodhur edhe më parë aksidente të tilla.

“Ne e kemi parë këtë aksident më parë, për fat të keq. Helikopterët vazhdojnë fluturimin  në kushte meteorologjike dhe fatkeqësisht humbin kontrollin e avionit për shkak të çorientimit hapësinor”, tha ai.

Legjenda e NBA, Kobe ndërroi jetë në vitin 2019 në moshën 41-vjeçare pasi helikopteri që po udhëtonte u rrëzua, duke i marrë jetën tetë personave të tjerë, përfshirë vajzën e tyre 13-vjeçare Gianna.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gianna bryant kobe bryant michael graham robert sumwalt gianna bryant kobe bryant michael graham robert sumwalt

Sondazh

Poll