Bota

Avokati bëhet për “dush të ftohtë”, gjatë seancës në Zoom shfaqet si “mace”

10 Shkurt 2021, 11:47 Nga DOSJA
Avokati bëhet për “dush të ftohtë”, gjatë

SHBA- Avokati Rod Ponton në SHBA gjatë një seance online në Zoom është shfaqur duke përdorur filtra. Gjatë seancës avokati u shfaq me fytyrën e një maceje mbi fytyrën e tij, teksa tha se nuk dinte se si ta hiqte filtrin. Ai tha se sekretarja është duke u marrë me këtë problem.

“Nuk di si ta heq, kam këtu sekretaren që po përpiqet ta rregullojë“, tha avokat

Teksa të gjithë e nisën seancën me humur, s’mund të themi të njëjtën gjë për prokurorin e çështjes, ku me nervozizëm e pyeti: A jeni aty avokat?

Ponton i cili përpiqej që të rregullonte situatën tha se ishte online, por nuk ishte mace:  Unë jam këtu drejtpërdrejt, nuk jam një mace.

Ndërsa më vonë gjykatësi i çështjes Roy Ferguson shkroi në Twitter se para se të përdorni Zoom për mbledhje duhet ta siguroni që opsionet e filtrave të jenë hequr.

“Këshilla e rëndësishme për Zoom: Nëse një fëmijë ka përdorur kompjuterin tuaj, para se të bashkoheni me një takim virtual kontrolloni opsionet e videos për t’u siguruar që filtrat janë të fikur. Kjo kotele sapo bëri një njoftim zyrtar për një rast“, shkroi ai.

Ponton i komentoi në Tweet dhe tha se ishte një gabim i bërë nga sekretarja e tij, pasi ai kishte përdorur kompiuterin e saj.

 “Oh, ky ishte thjesht një gabim nga sekretarja ime. Isha duke përdorur kompjuterin e saj dhe ajo e kishte lënë atë filtër hapur”, shkroi ai.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota rod ponton roy ferguson zoom rod ponton roy ferguson zoom

Sondazh

Poll