Bota

Kurti për Mustafën: Nuk merrem me deklaratat e të tjerëve 

10 Shkurt 2021, 11:03 Nga DOSJA
Kurti për Mustafën: Nuk merrem me deklaratat e të

KOSOVË- Kandidati për kryeministër nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka bërë homazhe ditën e sotme në vendin ku janë vrarë dy aktivistët e VV, Mon Balaj dhe Arben Xheladini para 14 vitesh. Pas homazheve, i pyetur nga gazetarët për deklaratën e Kreut të LDK-së, Isa Musfatës në lidhje me shamitë e kuqë që Kurti lidhi ditën e djeshme, Kurti nuk preferoi të japë përgjigje dhe tha se nuk do të merret me deklaratat e të tjerëve.

“Republika e Kosovës është para një referendumi  gjithëpopullor ku numri 127 është dalje nga kriza e shumëfishtë. Nuk mund të jap shpjegime për deklaratat e të tjerëve, ata duhet t’i japin vet”, tha Kurti.

Isa Mustafa ditën e sotme ka postuar një shkrim në Facebook, ku i kërkon një arsyetim Kurtit në lidhje me shamitë e kuqe që lidhi ditën e djeshme gjartë marshimeve që bëri nëpër Kosovë.

(I.A./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti isa mustafa zgjedhjet ne kosove albin kurti isa mustafa zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll