Bota

“Kemi vaksinuar më shumë se 17 milion njerëz”/ Von der Leyen: Beteja kundër virusit është një maratonë

10 Shkurt 2021, 12:08 Nga DOSJA
“Kemi vaksinuar më shumë se 17 milion njerëz”/ Von

BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka mbajtur një fjalim ditën e sotme në parlamentin Evropian për situatën e gjëndjes së virusit. Ec.europa.eu shkruan se Von der Leyen në fjalën e saj kujtoi suksesin dhe përparimin e vaksinimit në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, por edhe tha se nga kjo situatë duhet që të nxirren shumë mësime.

 “Fushata e vaksinimit në Evropë ka marrë hov në shumë vende. 26 milion doza vaksinash janë dorëzuar në Evropë që nga Dhjetori. Më shumë se 17 milion njerëz janë vaksinuar. Dhe ne do të vazhdojmë të punojmë sa më shumë që të jetë e mundur për të arritur qëllimin tonë: Të vaksinojmë 70% të popullsisë së rritur në Evropë deri në fund të verës. Ka edhe mësime nga ky proces që duhet të nxirren për të ardhmen. Dhe ne tashmë po e bëjmë këtë,” tha ajo.

Në fjalën e saj von der Leyen gjithashtu foli edhe për prodhimin e vaksinave ku tha se është një proces shumë kompleks dhe se nuk mund të vendoset një vend prodhimi brenda natës. Ajo e quajti betejen me Covid-19 si një martonë  të gjatë.

 “Prodhimi i vaksinave të reja është një proces shumë kompleks. Thjesht nuk është e mundur të vendosni një vend prodhimi brenda natës. Kjo është arsyeja pse ne kemi krijuar një Task Force për të rritur prodhimin industrial të vaksinave, nën autoritetin e Komisionerit tonë për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton. Qëllimi është të zbulojmë problemet dhe të ndihmojmë në zgjidhjen e tyre. Industria duhet të përputhet me ritmin thelbësor të shkencës. Beteja kundër virusit është një maratonë dhe jo një sprint. Ka nevojë për largpamësi, qëndrueshmëri dhe vendosshmëri. Pothuajse çdo ditë ne dëgjojmë lajme për variante të ndryshme dhe sa ngjitëse janë ato. Ne ende nuk kemi pamjen e plotë kur bëhet fjalë për efektivitetin e trajtimeve dhe vaksinave. Por ne e dimë që këto variante do të vazhdojnë të shfaqen. Për të mposhtur virusin, duhet të dimë sa më shumë detaje rreth tij,” përfundoi Von der Leyen.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në botë janë regjistruar 107,490,619 persona me Covid, ndërsa 2,353,256 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid ursula von der leyen covid ursula von der leyen

Sondazh

Poll