Bota

Ramush Haradinaj thumbon Albin Kurtin: Nëse do e kisha sha Rugovën s’do të shkoja te varri i tij për 20 vjet

10 Shkurt 2021, 10:02 Nga DOSJA
Ramush Haradinaj thumbon Albin Kurtin: Nëse do e kisha sha Rugovën

KOSOVË– Kandidati për president nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nëse do ta shante Rugovën për 20 vite nuk do ta vizitonte varrin e tij, raporton Insajderi.

Me këtë iu është referuar vizitës së Albin Kurtit tek varri i ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugovës.

”Nëse e kisha sha Rugovën 20 vjet unë nuk kisha mujt më i shku të varri. Nuk i dëgjoj të VV si kanë me ndalë rënien ekonomike, si kanë me ia kriju një jetë të dinjitetshme të rinjve nga VV”, – tha Haradinaj në Televizionin Publik.

Ai shtoi se partitë duhet të kenë kujdes tek pjesa e ekonomisë.

“Nuk e shohim që kanë me iu përgjigje kërkesave të qytetarëve, duhet me qu sinjale të mirë me eufori të gëzimit, duhet me pas kujdes në pjesën e ekonomisë”– përfundoi ai.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti ramush haradinaj zgjedhjet ne kosove me 14 shkurt albin kurti ramush haradinaj zgjedhjet ne kosove me 14 shkurt

Sondazh

Poll