Bota

Programi hapësinor turk, Erdogan: Misioni ynë kryesor është të dërgojmë personin e parë në Hënë në vitin 2023   

10 Shkurt 2021, 09:56 Nga DOSJA
Programi hapësinor turk, Erdogan: Misioni ynë kryesor është

TURQI- Turqia ka zbuluar ditën e sotme programin e saj hapësinor. Anadolu Agency shkruan se Programi Kombëtar i Hapsirës në Turqi  ka hapur dyert ditën e sotme ku dhe është zbuluar logoja e tij, me shkronjat TUA dhe prerjen e një gjysmë ylli.

“Logoja e TUA simbolizon një lëvizje të pandërprerë, vendimtare që shtrihet në të panjohurën dhe thellë në univers. Karakteri i kësaj lëvizje varion nga lexueshmëria funksionale e tipografisë perëndimore në kaligrafinë me një frymë të kulturës antike të Lindjes”, tha agjencia në Tëitter.

Në hapjen e programit hapësinor ka marrë pjesë edhe Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mustafa Varank. Erdogan në fjalën e tij tha se misioni i parë dhe më i rëndësishëm i këtij programi ështe të dërgojnë njeriun e parë në Hënë në vitin 2023.

“Misioni kryesor dhe më i rëndësishëm i programit është të bëjmë kontaktin e parë me Hënën në vitin 2023 në qindvjetorin e republikës sonë,” tha Erdogan.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mustafa varank programi hapsinor turk rexhep tajip erdogan mustafa varank programi hapsinor turk rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll