Bota

Vjosa Osmani: Avdullah Hotit s’i besojnë as bashkëpartiakët e tij, rast i paprecedentë ndërrimi i emrit të liqenit të U

10 Shkurt 2021, 10:10 Nga DOSJA
Vjosa Osmani: Avdullah Hotit s’i besojnë as bashkëpartiakët

KOSOVË– Presidentja në detyrë Vjosa Osmani, e cila është bashkuar me LVV-në e Albin Kurtit në zgjedhjet e 14 Shkurtit, ka pasur kritika ndaj kryeministrit në detyrë Avdullah Hotit derisa ka thënë se atij nuk i beson askush, e as bashkëpartiakët e tij, raporton Express.

”As Kurti dhe as të tjerët nuk i kanë prishur marrëdhëniet me SHBA-në. Kanë pasur dallime me një ambasador ose të deleguar lidhur me një çështje substanciale që ka qenë shtylla themelore e programit tonë të përbashkët e gjë për të cilën edhe unë si kandidate për kryeministre atëherë, edhe z. Hoti edhe të tjerët në LDK kemi dalë dhe jemi zotuar para qytetarëve, ka qenë reciprociteti”,- shtoi Osmani në KTV.

Ajo ka theksuar se ka qenë rast i paprecedent ajo që ka bërë Hoti me propozimin që t’i ndërrohet emri Liqenit të Ujmanit me atë “Liqeni Trump”, pasi sipas saj, Hoti është implikuar në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Gjatë fushatës elektorale, kandidati për kryeministër nga LDK-ja dhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se ka riparuar marrëdhëniet me SHBA-të, duke akuzuar ish-kryeministrin Albin Kurti për dëmtim të këtyre raporteve.

Të dielën më 14 shkurt në Kosovë mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 Qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale mashtrim me subvencione.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora avdullah hoti vjosa osmani zgjedhjet ne kosove me 14 shkurt avdullah hoti vjosa osmani zgjedhjet ne kosove me 14 shkurt

Sondazh

Poll