Aktualitet

‘Për 1 vit jemi penalizuar’/ Kreu i shoqatës së bareve dhe restoranteve: Do mbyllemi dy javë nëse qeveria na dëmshpër

10 Shkurt 2021, 10:34 Nga DOSJA
‘Për 1 vit jemi penalizuar’/ Kreu i shoqatës së

TIRANË– Komiteti Teknik i Ekspertëve do të dalë ditën e sotme para mediave për të bërë publik vendimin për masat e reja të kufizimit. Ndërkohë në media u raportua ditën e djeshme se do të vendoset ora 20:00 si kufizimi i lëvizjes.

Mirëpo ky vendim nuk po pritet aspak mirë nga njerëzit që merren me bare dhe restorante të cilët kanë qënë të prekur nga gjithë këto kufizime.

Në një lidhje direkte me ‘Skype’ për emisionin ‘Ditë e Re’ kreu i shoqatës së bareve dhe restoranteve, Enri Jahaj tha se nëse do të mbyllen do kërkojnë dëmshpërblim për kohën që nuk kanë zhvilluar aktivitetin. Ndër të tjera ai tha se janë penalizuar për një vit nga pandemia dhe mbyllja që iu është bërë aktiviteteve.

“Është si puna e asaj batutës “I di Qeveria këto?” dhe kam përshtypjen që i di. Nuk është se nuk i di këto gjëra. Problemi është pak më i thjeshtë nuk mund të mbrohemi nga Civid vetëm me aksione dhe me deklarata bombastike që do shtrëngohet rripi se ne nuk kemi çfarë shtrëngojmëmë. Besoj se është pak më e gjerë sesa shtrëngimi i masave apo rritje e gjobave. Për ne do të ishte e udhës nëse qeveria do ti dilte për zot shtrëngimit, ne do të ishim të gashtëm të mbylleshim edhe dy javë, por të kishim një dëmshpërblim mbrapa.Sepse në këto kushte edhe ne e kemi të pamundur të punojmë. Edhe ne na bëhej një nder që nuk punonim në kushte ekstreme, që nuk ka biznes por në kushte ne jemi të detyruar të mbajmë thjesht biznes të hapur për hir të vërtetës. E ritheksoj që biznes nuk ka, po flisni për një kategori biznesi që për gati 1 vit është penalizuar”– tha ai.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet enri hahaj mbyllja e dyte ne shqiperi enri hahaj mbyllja e dyte ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Shkurt 2021, 09:13

TIRANË– Në Shqipëri flitet se janë dy raste me mutacionin e ri të Covid në qytetin e Elbasnit. Kjo është pohuar ditën e sotme nga epidemiologu Erand Llanaj...