Aktualitet

Zhvati pacientin që ndërroi jetë nga Covid-19, lirohet nga qelia infermierja Ronida Hysi

10 Shkurt 2021, 10:24 Nga DOSJA
Zhvati pacientin që ndërroi jetë nga Covid-19, lirohet nga qelia

TIRANË– Gjykata e Apelit në Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë për infermieren Ronida Hysi, e cila i vodhi 80 mijë lekë të reja një pacienti të infektuar me Covid-19. Dosja.al ka mësuar se gjatë seancës së mbajtur ditën e sotme, Gjykata ka vendosur që të lirojë nga qelia Hysin.

Nga “arrest me burg”, Ronida Hysi është lënë në masën ‘arresht shtëpie”. Hysi u vu në pranga më 26 janar, një javë pasi u denoncua nga djali i të ndjerit që kishte zhvatur, në emisionin “Stop”.

Rasti i 30-vjeçares Hysi u denoncua nga 25-vjeçari me inicialet F.D., djali i një pacienti me inicialet K.C., 58 vjeç, i cili ishte i shtruar në spitalin e Infektit ku dhe ndërroi jetë. I riu fillimisht kishte denoncuar në polici se babait të ndjerë i kishin vjedhur paratë që kishte në portofol, 20 mijë lekë të reja.

Sipas denoncimit të të riut, babai iu shtrua në spital më 22 Dhjetor 2020 dhe humbi jetën më 27 Dhjetor 2020. Djali shprehej se para se të shtronte të atin në spital, i kishte dhënë portofolin me 202 mijë Lekë të vjetra, brenda së cilës ndodhej edhe karta e bankomatit së bashku me kodin pin. Por dy ditë përpara se babai të humbiste jetën, denoncuesi tregon se paratë me portofolin ishin zhdukur.

Hysi nuk ishte mjaftuar vetëm me ato, por kishte grabitur edhe 60 mijë lekë të reja nga karta bankare e të ndjerit, duke shkuar tre herë nëpër bankomate të ndryshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet infermierja ronida hysa ronida hysi arrestohet infermierja ronida hysa ronida hysi

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Shkurt 2021, 09:13

TIRANË– Në Shqipëri flitet se janë dy raste me mutacionin e ri të Covid në qytetin e Elbasnit. Kjo është pohuar ditën e sotme nga epidemiologu Erand Llanaj...