Aktualitet

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoji, shtyhet seanca në GJKKO për Redjan Rrajën dhe Ariol Halilajn

10 Shkurt 2021, 09:58 Nga DOSJA
Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoji, shtyhet seanca në GJKKO për Redjan

TIRANË– Seanca gjyqësore në GJKKO për Redjan Rrajën dhe Ariol Halilajn është shtyrë. Ditën e sotme pritej që Rraja dhe Halilja të përballeshin me drejtësinë, pasi dyshohet se kanë qenë të përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji.

Shkak për shtyrje të seancës është bërë fakti që nuk janë paraqitur të dëmtuarit nga vepra penale, si ish-prokurori Ndoji, miku i tij Rrumi dhe familjarët e të ndjerit Andi Maloku, që ndodheshin bashkë në makinë, kur iu bë atentat në nëntor të vitit 2019.

Si ndodhi atentati?

Atentati ndaj prokurorit Ndoj ndodhi në datën 1 nëntor të vitit të kaluar pranë mbikalimit të Shkozetit, ku si pasojë ka mbetur i vdekur shoferi i hetuesit Andi Maloku.

Arjan Ndoja, bashkë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe Andi Maloku ishin duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës. Të tre, u nisën drejt Tiranës pas drekës dhe në zonën e mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja. Për pasojë u plagosën të tre, por në gjendje më të rëndë ishte Andi Maloku, i cili u bë mbrojtja e prokurorit Ndoja në atentat. Për shkak të plagëve të shumta, ai ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ariol halialj arjan ndoja arjan ndoji redjan rrahja ariol halialj arjan ndoja arjan ndoji redjan rrahja

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Shkurt 2021, 09:13

TIRANË– Në Shqipëri flitet se janë dy raste me mutacionin e ri të Covid në qytetin e Elbasnit. Kjo është pohuar ditën e sotme nga epidemiologu Erand Llanaj...

Aktualitet 10 Shkurt 2021, 08:24

KAMËZ– Gjon Mena, u tentua të vritej me 100 gramë eksploziv, të cilin ia vendosën poshtë makinës, një ditë më parë në Kamëz. Dosja.al ka mësuar se lë...