Aktualitet

‘Shefqet Ndroqi’ nuk pranon më pacientë, tejmbushet ‘Covid1’. Familjarët presin në radhë për t’u çuar ushqim dh

10 Shkurt 2021, 10:06 Nga DOSJA
‘Shefqet Ndroqi’ nuk pranon më pacientë, tejmbushet

TIRANË– Spitali i Infektivit ka pasur një dyndje personash ditën e sotme. Kjo pasi familjarët janë paraqitur në ambientet e spitalit për ti dërguar të afërmëve të tyre ushqim dhe veshmbathje. Në videon e publikuar nga ‘Abcnews’ shihen familjarët që presin orarin e dorëzimit të ushqimit.

Bëhet me dije se numri i pacientëve me Covid te spitali ‘Covid1’ është shtuar dhe i tejmbushur pasi te ‘Shefqet Ndroqi’ nuk ka më kapacitet.

Shqipëria po përballet me shifra të larta infektimesh në javën e fundit. Prej disa ditësh shifrat e personave të prekur nga Covid kanë kaluar 1 mijë në ditë ndërsa vdekjet kalojnë 10-shen. Përpos Covid-19, në Shqipëri janë konfirmuar dhe dy raste të mutacionit të ri, të cilat sipas raportimeve janë në qytetin e Elbasanit. Ndërkohë pritet që ditën e sotme Komiteti Teknik i Ekspertëve të dalin në një konferencë për mediat aty ku do të bëjnë të ditura masat e reja që do të hyjnë në fuqi. Mbrëmjen e djeshme u deklarua se ora 20:00 do të jetë ora e re e karantinimit në Shqipëri pas rritjes së madhe të personave të infektuar. Kryeministri Edi Rama tha gjatë konferencës së mbajtur ditën e djeshme se për shkak të mos zbatimit të masave do të merren masa të tjera të cilat përfshijnë rritjen e gjobës.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet infektivi mbyllja e dyte ne shqiperi infektivi mbyllja e dyte ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Shkurt 2021, 09:13

TIRANË– Në Shqipëri flitet se janë dy raste me mutacionin e ri të Covid në qytetin e Elbasnit. Kjo është pohuar ditën e sotme nga epidemiologu Erand Llanaj...

Aktualitet 10 Shkurt 2021, 08:24

KAMËZ– Gjon Mena, u tentua të vritej me 100 gramë eksploziv, të cilin ia vendosën poshtë makinës, një ditë më parë në Kamëz. Dosja.al ka mësuar se lë...