Aktualitet

Shkodra vijon e përmbytur! Bashkia jep njoftimin e përditshëm: 1270 hektarë tokë nën ujë, rruga në Obot e pakalueshme

10 Shkurt 2021, 09:10 Nga DOSJA
Shkodra vijon e përmbytur! Bashkia jep njoftimin e përditshëm:

SHKODËR– Bashkia Shkodër ka dhënë njoftimin e përditshëm në lidhje me situatën që ndodhet zona pas reshjeve të shiut. Aktualisht janë 1270 hektarë tokë që gjenden nën ujë, ndërkohë që rruga për në Obot mbetet e bllokuar.

Rrezikon përmbytjen ujësjellësi Oblika 2, ndërsa e bllokuar është dhe  rruga e Goricës e cila ka mbi 40 cm ujë (kalohet me makina ushtrie). Nevoja për bazë ushqimore për bagëtitë nevojitet ndërkohë që ushtria po prest të ulet sasia e ujit që të transportojnë ushqim për gjënë e gjallë.

NJOFTIMI:

Situata e përmbytjeve në NJA Ana e Malit, datë 10.02.2021
– 1270 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Oblikë, Obot Muriqan , Shtuf e Velinaj).
-Rruga e Obotit e bllokuar rreth 140 cm lartësi uji në rrugë.
-Shtëpi të përmbytura 4.
– Prezencë uji në oborre 120 cm (fshati Obot).
– Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek tagja Goricë (rruga bllokuar)
-Rruga Obotit e pakalueshme (makina e ushtrisë nuk kalon).
-Ujësjellësi Oblika 1 i bllokuar nga uji (jashtë funksioni).
-Qendrat shendetësore në gatishmëri.
– Energji elektrike kemi në gjithë zonën.
-UKSH vazhdon të furnizojë me ujë të pijshëm banorët e fshatit Oblikë (kryesisht pallate).
-SPZ e zonës në gatishmëri.
– Varkat e FA, reparti BMR Tiranë janë në gatishmëri (sipas nevojave) tek ura Sadiçit (fshati Obot).
-Në disa toka bujqësore lartesia e ujit arrin 2- 2.5 m.
– Rrezikon përmbytjen ujësjellësi Oblika 2.
– E bllokuar rruga e Goricës mbi 40 cm ujë (kalohet me makina ushtrie).
-Nevoja për bazë ushqimore për bagëtitë, po presim të ulet sasia e ujit që të transportojmë ushqim për gjënë e gjallë. Me varka është e pamundur.
– Situata është shumë kritike (dita 34 më e vështira sot).
-Ka rritje të niveli të ujit me rreth 30 cm.
-Përmbytje ka dhe në tokat e fshatit Velinaj dhe Shtuf.
– Gjendja e vështirë në lagjen Gallube, fshati Oblikë.
– Gjendja e vështirë në lagjet Xhakaj e Kurtaliaj, fshati Muriqan

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia shkodër shkoder bashkia shkodër shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Shkurt 2021, 08:24

KAMËZ– Gjon Mena, u tentua të vritej me 100 gramë eksploziv, të cilin ia vendosën poshtë makinës, një ditë më parë në Kamëz. Dosja.al ka mësuar se lë...