Aktualitet

10 Shkurt 2021, 09:13 Nga DOSJA

TIRANË– Në Shqipëri flitet se janë dy raste me mutacionin e ri të Covid në qytetin e Elbasnit. Kjo është pohuar ditën e sotme nga epidemiologu Erand Llanaj. Në një lidhje Skype për “Wake Up”, Llanaj, epidemiolog i gjenomikës dhe nutrigjenomikës në Akademinë e Shkencave Hungari bëri të ditur se në Shqipëri kemi më pak se 10 për qind të popullatës të infektuar me Covid.

Ai gjithashtu tha se nga informacionet që ka, janë evidentuar 4 raste me variantin e ri të Covid në Elbasan. “Nga informacionet që unë kam, ka dyshime se janë 3-4 raste, më duket në Elbasan”, bëri të ditur Llanaj.

Virusi nuk ka ndryshuar mënyrën e ndërveprimit me organizmin apo imunitetin tonë për momentin. Që të arrijmë imunitetin e tufës duhet 67-70 për qind e popullatës të infektohen. Ne kemi më pak se 10 për qind të popullatës të infektuar dhe e kemi vënë sistemin shëndetësor dhe ekonominë në një streçim të jashtëzakonshëm.Imagjino sikur të kishim 70% të popullatës në Shqipëri, 1.4 mln banorë të infektuar sot, e kuptoni çfarë katastrofe shëndetësore do të ishte.Nuk është arritur kurrë një imunitet tufe nëpërmjet infektimit natyral, vetëm nëpërmjet vaksinimit ka ndodhur”, theksoi ai.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erand llanaj erand llanaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Shkurt 2021, 08:24

KAMËZ– Gjon Mena, u tentua të vritej me 100 gramë eksploziv, të cilin ia vendosën poshtë makinës, një ditë më parë në Kamëz. Dosja.al ka mësuar se lë...