Aktualitet

Rritja e rasteve me COVID, Brataj: Duhet rishikim i masave, oraret e shkollave dhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve

10 Shkurt 2021, 10:28 Nga DOSJA
Rritja e rasteve me COVID, Brataj: Duhet rishikim i masave, oraret e shkollave

TIRANE- Shqipëria po përballet me shifra të larta të infektimeve me COVID19 dhe pritet që sot të ketë një njoftim zyrtar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve në lidhje me rishikimin e masave anti-covid. Skënder Brataj, kreu i Urgjencës Kombëtare, shprehet se ka ardhur koha që masat të shtrëngohen. 

“Ashpërsim mase është logjika. Duke parë kaq muaj, kuptohet që edhe njerëzit kanë një stres, lodhje, frikë, ankth dhe dëme. Një gjë që harrojmë gjithmonë, sepse themi gjithmonë masa për njerëzit, por jemi edhe ne midis njerëzve që kemi një stres dopio nga ajo që kanë njerëzit dhe nuk po e mendojmë asnjëherë. Kështu që edhe mbyllja totale nuk të prodhon aq efikasitet sa të prodhon një miks masash në kohë, pa bllokuar të gjitha aktivitetet, sipas meje”,- u shpreh Brataj. 

Kreu i Urgjencës theksoi se duhen riparë oraret e shkollave dhe masat në bare dhe restorante.

“Këto masa që thamë janë nga më të efektshmet, rishikim të orareve të shkollave, respektim të hapësirave, sidomos në restorante dhe bare”.-shtoi ai. 

Shqipëria po përballet me shifra të larta infektimesh në javën e fundit. Vendi ynë ka kapur pikun e infektimeve të reja dje, ku u shënuan 1239 raste dhe 16 viktima. Situata është e rëndë edhe me viktimat, ku për një javë, 80 persona kanë humbur jetën. Po ashtu, janë shtuar me 27% edhe shtrimet në spitale nga java e fundit e janarit në javën e parë të shkurtit. Pritet që ditën e sotme Komiteti Teknik i Ekspertëve të dalin në një konferencë për mediat aty ku do të bëjnë të ditura masat e reja që do të hyjnë në fuqi. Ndërkohë mbrëmjen e djeshme u deklarua se ora 20:00 do të jetë ora e re e karantinimit në Shqipëri pas rritjes së madhe të personave të infektuar. Qeveria deklaron se ka dyshime të forta se ka hyrje të varianteve të reja të COVID-it në Shqipëri, por asgjë nuk është provuar, për shkak të mungesës së ekzaminimit në vendin tonë të varianteve të reja.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbyllja e dyte ne shqiperi skender brataj mbyllja e dyte ne shqiperi skender brataj

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Shkurt 2021, 09:13

TIRANË– Në Shqipëri flitet se janë dy raste me mutacionin e ri të Covid në qytetin e Elbasnit. Kjo është pohuar ditën e sotme nga epidemiologu Erand Llanaj...