Aktualitet

Vrasja e Pelivan Sinanrrapaj/ Zbardhet dëshmia e pronarit të lokalit ku ndodhi ngjarja: Ai ishte i dehur, qëlloi me pëllëmb

10 Shkurt 2021, 09:50 Nga DOSJA
Vrasja e Pelivan Sinanrrapaj/ Zbardhet dëshmia e pronarit të lokalit

TIRANË– Pronari i lokalit ku ndodhi vrasja e Pelivan Sinanrrapaj, Bilbil Sh. ka treguar se rreth orës 16:30 të datës 28 janar te lokali i tij Sinanrrapaj ishte në gjendje të dehur.

Ai ka treguar se viktima u afrua në tavolinën ku ndodheshin duke pirë personat, Fitim Zekaj, Ferdinand Merkaj dhe Festim Alimerkaj. Ata kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe, po sipas dëshmisë së Bilbilit dhënë në kuadër të hetimit, Pelivani ka qëlluar me pëllëmbë shtetasin Fitim Zekaj. Duke qenë se gjendja po acarohej, pronari i ka nxjerrë jashtë lokalit. Bilbil Sh. ka thënë se edhe pasi dolën jashtë, janë dëgjuar zëra që ata po debatonin me njëri-tjetrin. Ai nuk e ka parë kush e ka qëlluar Pelivanin.

SI NDODHI NGJARJA?

Pelivan Sinrrapaj, 57 vjeç u rrah disa ditë më parë, më 29 janar, nga shokët e tij në Mallakastër. Ai u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk mundi të shpëtonte. Tri autorët që e dhunuan për vdekje 57-vjeçarin fillimisht u arrestuan nga policia, por më pas janë liruar nga gjykata. Fitim Zekaj u lirua në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa Festim Alimerkaj dhe Ferdinand Meraj janë lënë në masën “arrest shtëpie”. Fillimisht u raportua se sherri mes tyre nisi për shkaqe politike, pasi Sinrrapaj lavdëroi Partinë Socialiste, por familja mohon një gjë të tillë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pelivan sinanrrapaj pelivan sinanrrapaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Shkurt 2021, 09:13

TIRANË– Në Shqipëri flitet se janë dy raste me mutacionin e ri të Covid në qytetin e Elbasnit. Kjo është pohuar ditën e sotme nga epidemiologu Erand Llanaj...

Aktualitet 10 Shkurt 2021, 08:24

KAMËZ– Gjon Mena, u tentua të vritej me 100 gramë eksploziv, të cilin ia vendosën poshtë makinës, një ditë më parë në Kamëz. Dosja.al ka mësuar se lë...