Kishte mbushur taksinë me drogë, arrestohet 52-vjeçari nga Kurbini, tentoi tu ikte uniformave blu dhe u përplas me mjetin e
10 Shkurt 2021, 09:06Nga DOSJA
KURBIN– Një 52-vjeçar me inicialet L.H., është vënë në pranga pasi është kapur me 10 kilogramë kanabis. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se 52-vjeçari po kalonte në Milot me mjetin e tij të ndarguar me drogë, kur uniformat blu I kanë bërë shenjë që të ndalonte.
Por, taksisti ka ecur dhe në tentativë për t’ju larguar uniformave blu, është përplasur me një nga mjetet e policisë. Më pas, 52-vjeçari është prangosur. Droga është sekuestruar. I arrestuari akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Taksisti”. Operacioni i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet policore në DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin. Goditet një tjetër rast i veprimtarisë së paligjshme në fushën e narkotikëve. Sekuestrohen 10.2 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa. Vihet në pranga drejtuesi i mjetit taksi që po transportonte lëndën narkotike.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një hetimi disaditor, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Taksisti”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: L.H., 52 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin.
Shërbimet e Policisë, mbi bazën e informacionëve të disponuara se me një mjet taksi po transportohej lëndë narkotike, kanë organizuar punën dhe në Milot, kanë identifikuar mjetin dhe i kanë bërë shenjë për të ndaluar. Drejtuesi i mjetit, gjatë tentativës për t’u larguar, ka goditur një nga mjetet e shërbimeve të Policisë.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në automjetin tip “Benz” që shërbente si taksi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10.2 kg lëndë narkotike e dyshuar canabis sativa. Strukturat hetimore të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vijojnë veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme. Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Policia e Tiranës ka ndaluar 32-vjeçarin, Ardian Ramushi pasi është kapur me lëndë narkotike. I riu ishte shpërndarës i kokainës në disa zon...
Aktualitet10 Shkurt 2021, 08:24
KAMËZ– Gjon Mena, u tentua të vritej me 100 gramë eksploziv, të cilin ia vendosën poshtë makinës, një ditë më parë në Kamëz. Dosja.al ka mësuar se lë...
TIRANË– Dita e sotme parashikohet të ketë mot me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimi. Sipas MeteoAlb vendi ynë në do të mbetet në ndikimin e mot...
SHQIPËRI– Duke filluar nga nesër, Shqipëria do të mbyllet gjatë fashës orarë 20:00-06:00 për dy javë rresht, deri në datën 25 shkurt. Komiteti Teknik i Eks...
TIRANË– Mjeku infeksionist, Tritan Kalo ka sqaruar sot rolin e Komitetit Teknik të Ekspertëve. Ndryshe nga sa deklaron kryeministri Edi Rama, se është Komi...
ITALI– Elona Kalesha , 36-vjeçarja e arrestuar për vrasjen e dyfishtë të bashkëshortëve Shpëtim dhe Teuta Pasho, dyshohet se e kreu vrasjen “me vendosmër...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës. Kështu Dosja.al ka në faqe të parë lajmin mbi vendosjen e orarit të ri të kufizimit të lëvizje...