Aktualitet

Kapen 185 doza heroinë dhe metadon! Operacioni ‘Devijimi’ vë në pranga shpërndarësin e zonës së Selitës dhe Tiranës

10 Shkurt 2021, 08:28 Nga DOSJA
Kapen 185 doza heroinë dhe metadon! Operacioni ‘Devijimi’

TIRANË– Policia e Tiranës ka ndaluar 32-vjeçarin, Ardian Ramushi pasi është kapur me lëndë narkotike. I riu ishte shpërndarës i kokainës në disa zona të kryeqytetit, saktësisht në zonën e Selitës dhe të Tiranës së Re.

Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e 185 dozave me lëndë narkotike heroinë, një sasi lëndë narkotike metadon, dy aparate celular dhe një peshore elektronike.

NJOFTIMI:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes të drogave të forta në doza të vogla.Finalizohet operacioni policor i koduar “Devijimi”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve.Sekuestrohen 185 doza me lëndë narkotike heroinë, një sasi lëndë narkotike metadon, dy aparate celular dhe një peshore elektronike.
Vihet në pranga 32-vjeçari që posedonte lëndën narkotike dhe e shpërndante atë në doza, në zonën e Selitës, Tiranës së Re dhe në disa zona të tjera të Tiranës.Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike në zona të ndryshme në qytetin e Tiranës, është organizuar puna për goditjen dhe dokumentimin ligjor të kësaj veprimtarisë kriminale.Gjatë operacionit policor të koduar “Devijimi”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në rrugën “Sulejman Delvina“, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin A. R., 32 vjeç, banues në Tiranë.Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së këtij shtetasi, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 185 doza me lëndë narkotike heroinë, një sasi me lëndë narkotike metadon, 2 aparate celular dhe 1 peshore elektronike.Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian ramushi arrestohet 32-vjeçari në tiranë ardian ramushi arrestohet 32-vjeçari në tiranë

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Shkurt 2021, 08:24

KAMËZ– Gjon Mena, u tentua të vritej me 100 gramë eksploziv, të cilin ia vendosën poshtë makinës, një ditë më parë në Kamëz. Dosja.al ka mësuar se lë...