Aktualitet

10 Shkurt 2021, 08:24 Nga DOSJA

KAMËZ– Gjon Mena, u tentua të vritej me 100 gramë eksploziv, të cilin ia vendosën poshtë makinës, një ditë më parë në Kamëz. Dosja.al ka mësuar se lënda plasëse nuk ishte e lidhur me mjetin luksoz “BMW X5”, por ishte vendosur direkt në tokë, poshtë parakolpit të mjetit, nga ana e drejtuesit të makinës.

Çështja është referuar në prokurori si vrasje e mbetur në tentative, ndërsa gruoi hetimor ka mbledhur provat nga vendi i ngjarjes dhe është vënë në kërkim të atentatorëve.

Ngjarja u regjistrua paraditen e djeshme. Gjon Mena u afrua pranë makinës së tij, shtypi pultin për ta hapur dhe mjeti shpërtheu. Vetë Mena mori plagë në të dyja këmbët dhe u dërgua në spital.

Gjithashtu mësohet se janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë të bizneseve rreth zonës ku dhe ndodhi atentati, për të parë nëse janë pikasur personat që kanë vendosur lëndën plasëse poshtë makinës.

Pista kryesore e hetimit është e shkuara problematike e vetë pronarit të saj. Dosja.al ka mësuar se Gjon Mena është është një person me të shkuar kriminale. Ai ka qenë i dënuar në Shqipëri për armëmbajtje pa leje, ndërsa në Francë e Itali, është dënuar për vjedhje me armë me dhunë. Nuk përjashtohet edhe fakti që ngjarja e sotme të ketë qenë një ‘mesazh paralajmërues’ për Menën.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjin mena shperthen makina ne kamez gjin mena shperthen makina ne kamez

Sondazh

Poll