Bota

Ka nisur udhëtimin shtatë muaj më parë, anija hapësinore Hope pritet të mbërrij ditën e sotme në Mars

9 Shkurt 2021, 15:10 Nga DOSJA
Ka nisur udhëtimin shtatë muaj më parë, anija

EMIRATET E BASHKUARA-Emiratet e Bashkuara Arabe po shkruajnë histori, duke dërguar një sondë rreth marsit. Anija hapësinore Hope, u nis nga toka shtatë muaj më parë dhe pritet të hyjë ditën e sotme në orbitën e Marsit. Sipas mediave të huaja, aktualisht ajo po lëviz me shpejtësi 120.000/km në orë dhe duhet të ndalë motorët e saj për 27 minuta në mënyrë që të lejojë kapjen nga graviteti i planetit. Suksesi do ti mundësonte anijes Hope të fillonte misionin për të studiuar klimën e marsit.

“Po hyjmë në një fazë shumë kritike. Është një fazë që në thelb përcakton nëse ne arritëm Marsin apo jo dhe nëse ne do të jemi në gjendje të hapim dyer të reja për shkencën tonë. Nëse shkojmë shumë ngadalë përplasemi në Mars, nëse do të jemi shumë shpejt, do ta kalojmë atë,”-ka thënë drejtori i projektit, Omran Sharaf.

Hope është i pari nga tre misione që do arrijnë në planetin e kuq këtë muaj. Të mërkurën anija kinez Tianën 1 do të përpiqet po ashtu të hyjë në orbitën e tij.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota omran sharaf. omran sharaf.

Sondazh

Poll