Politike

9 Shkurt 2021, 16:12 Nga DOSJA

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se në ‘garën’ për marrjen e pushtetit më 25 prill, ka nevojë këdo që vendos interesat e Sshipërisë mbi interesat e kryeministrit Edi Rama.

Në një intervistë për ‘OraNews’, Basha u pyet nëse do të ketë ende nevojë për ish-kryeministrin Sali Berisha më 25 Prill. Kryedemokrati tha se ai ka nevojë për këdo që do të ndihmojë në një Shqipëri ndryshe.

Unë jam kryetari i Partisë Demokratike dhe unë kam nevojë për këdo që do të ndihmoj në një Shqipëri ndryshe, një Shqipëri që funksionon për të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm për një grusht njerëzish. Pa pikë diskutimi në këtë betejë ndihem i privilegjuar pse jo i bekuar nga ndihma, vëmendja, këshilla, inkurajimi jo thjeshtë dhe vetëm i figurave të Partisë Demokratike por edhe i figurave të shoqërisë civile që shohin te Partia Demokratike instrumentin e zgjidhjes së krizës më të rëndë do të thoja unë dhe që ka përjetuar vendi në 3 dekada. Një krizë ekonomike, një krizë politike, një krizë besimi dhe që shikon te Partia Demokratike po kështu shpresën për rikthimin e normalitetit dhe nisjen e rimëkëmbjes ekonomike dhe stabilizimin të një Shqipërie që funksionon siç e thash për të gjithë shqiptarët jo për një grusht njerëzish që sot e trajtojnë si plaçkën e tyre.”

Po ashtu, kryedemokrati Basha u pyet lidhur me bashkëpunimin e opozitësnë opozitë, nëse ka nevojë për disa kontribues ndër vite të PD-së, si për Topallin apo Patozin.

Kjo është një betejë ku gjithsecili prej tyre vendos rolin që ka. Çdo shqiptar me 25 Prill do të vendosë vendin në pozicionin që ka. Dhe pozicioni kurrë nuk ka qenë më i qartë, ose me Shqipërinë dhe kundër Edi Ramës ose kundër Shqipërisë dhe me Edi Ramën. Ata që kanë vendosur interesat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve mbi interesat e Edi Ramës apo dhe interesat vetjake kanë qenë dhe janë gjithmonë të mirëpritur”, ishte përgjigjja e Bashës.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll