Politike

Programi i LSI për punësimin, Kryemadhi: Do t’i kthejmë besimin rinisë te Shqipëria, do çlirojmë vendin nga monopolet

9 Shkurt 2021, 15:39 Nga DOSJA
Programi i LSI për punësimin, Kryemadhi: Do t’i kthejmë

TIRANË – Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhe ka prezantuar programin e partisë që ajo drejton për punësimin.

Me anë të një videoje në “Facebook”, Kryemadhi shprehet se për LSI-në punësimi është një faktor jetik.  Ajo tha se do të mbështesin sipërmarrjen e lirë të profesionistëve të rinj në fushën e Teknologjisë dhe Inovacionit.

Ndër të tjera, ajo tha se reforma e tyre në arsim do të përgatisë profesionistë të aftë për punësim dhe paga dinjitoze si dhe do të çlirojë Shqipërinë nga Monopolet.

Mesazhi i Kryemadhit:

“Me punësimin është abuzuar dhe gënjyer shpesh. Të gjithë i kujtoni premtimet e pambajtura për 300 mijë vende pune! Për ne punësimi është jetik për t’i kthyer besimin rinisë tek Shqipëria, si shtëpia jonë e përbashkët. Ne do të çlirojmë ekonominë nga monopolet dhe do ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë e Investimeve. Do të krijojmë Zonat e Lira Ekonomike dhe do të mbështesim drejtpërdrejtë krijimin e çdo vendi të ri pune për rininë dhe profesionistët. Me programin Garancia Rinore do të mbështesim sipërmarrjen e lirë të profesionisteve të rinj në fushën e Teknologjisë dhe Inovacionit. Do të mbështesim drejtpërdrejtë prodhimin vendas bujqësor e blegtoral dhe industrinë ushqimore, që shqiptarët të ushqehen me produktet e tyre cilësore. Reforma në arsim do të përgatisë profesionistë të aftë për punësim dhe me paga dinjitoze. Gjithë politikat tona do t’i shërbejnë punësimit! Ne e mbajmë fjalën! Shqipëria do të bëhet Shtëpia Juaj!”, u shpreh Kryemadhi.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi programi i lsi për punësimin monika kryemadhi programi i lsi për punësimin

Sondazh

Poll