Aktualitet

Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 30-vjeçari në Pogradec

9 Shkurt 2021, 12:58 Nga DOSJA
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet

TIRANË- Një 30-vjeçar, i cili është duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm në afërsi të fshatit Guri i Kuq, Pogradec, është arrestuar ditën e sotme. Policia bën me dije se K. L, po tranportonte emigrantë kundrejt shumë 500 euro për çdo person. 

Në kuadër të operacionit të koduar ‘Perimetri’ policia ka sekuestruar dhe lëndë  narkotike kanabis, e cila i është gjtur në banesën e tij pas kontrollit që kanë bërë blutë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Qarku Korçë
Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, dhe i prodhimit e shitjes së narkotikëve. U kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm dhe posedonte lëndë narkotike në banesë, vihet në pranga 30-vjeçari. Sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë e Policinë Kufitare, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një rast tjetër të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. L., 30 vjeç, banues në Korçë. Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, në afërsi të fshatit Guri i Kuq, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “BMË X5”, pesë emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 500 euro në total, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Në vijim të veprimeve të kryera në lidhje me këtë rast, specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit K. L., në lagjen nr. 9, Korçë, ku kanë gjetur një sasi të vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 30-vjeçari arrestohet 30-vjeçari

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Shkurt 2021, 11:56

TIRANË– Makina e tipit ‘BMW’ shpërtheu ditën e sotme në Kamzë. Sipas policisë shpërthimi ka ndodhur në momentin që drejtuesi i automjetit, Gjon Mena ka sht...