Aktualitet

Shqiptarët i furnizonin me marijuanë dhe kokainë! Operacioni ‘Lockdown’ vë në pranga 24 persona në Itali, vepronin në

9 Shkurt 2021, 10:49 Nga DOSJA
Shqiptarët i furnizonin me marijuanë dhe kokainë! Operacioni

ITALI– Operacioni i koduar ‘Lockdown’ në Itali ka shkatërruar grupin kriminal në fushën e trafikut të lëndëve narkotike. Operacioni u quajt “Lockdown”, pikërisht sepse grupi vepronte, duke përfituar edhe nga situata e pandemisë së koronavirusit.

Ky operacion çoi në arrestimin e 24 personave, mes të cilëve ka edhe shqiptarë. Nga të arrestuarit, 18 u vunë në pranga, kurse 6 u lanë në arrest shtëpiak.

Grupi kriminal ishte i organizuar në tre nivele dhe shqiptarët kishin rolin e furnizimit me marijuanë, hashash e kokainë. Dy nivelet e tjera ishin përbërë kryesisht nga shtetas italianë. Aktiviteti kriminal i tyre shtrihej në territorin e provincave të Milanos, Monzës,Torino, Bergamo e Sassari.

Të arrestuarve u janë sekuestruar para, monedha ari, automjete, si dhe një stallë kuajsh e blerë nga paratë e drogës.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shkaterrohet grupi kriminal ne itali shkaterrohet grupi kriminal ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Shkurt 2021, 10:01

KAMËZ– Gjon Mena, banues në Kamëz dhe person me precedentë penalë ka mbetur i plagosur në këmbë, si pasojë e një atentati që i ishte përgatitur. Paraditen ...