Aktualitet

9 Shkurt 2021, 11:56 Nga DOSJA

TIRANË– Makina e tipit ‘BMW’ shpërtheu ditën e sotme në Kamzë. Sipas policisë shpërthimi ka ndodhur në momentin që drejtuesi i automjetit, Gjon Mena ka shtypur pultin për të hapur derën, automjeti ka shpërthyer.

Vihet re se lënda shpërthyese ka qenë e vendosur në gomën e parë në krahun e shoferit.

Pista kryesore e hetimit është e shkuara problematike e vetë pronarit të makinës. Dosja.al ka mësuar se Gjon Mena është është një person me të shkuar kriminale. Ai ka qënë i dënuar në Shqipëri për armëmbajtje pa leje, ndërsa në Francë e Itali, është dënuar për vjedhje me armë me dhunë. Nuk përjashtohet edhe fakti që ngjarja e sotme të ketë qenë një ‘mesazh paralajmërues’ për Menën.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjon mena gjon mena

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Shkurt 2021, 10:01

KAMËZ– Gjon Mena, banues në Kamëz dhe person me precedentë penalë ka mbetur i plagosur në këmbë, si pasojë e një atentati që i ishte përgatitur. Paraditen ...