Aktualitet

DETAJET TRONDITËSE/ Djali i Violeta Gurraj ishte në arrest shtëpie, nuk u gjend në banesë kur nëna e tij kishte vdekur, me

9 Shkurt 2021, 11:20 Nga DOSJA
DETAJET TRONDITËSE/ Djali i Violeta Gurraj ishte në arrest

MALËSI E MADHE- Detaje tronditëse kanë dalë nga hetimet policore mbi vdekjen e Violeta Gurraj, 48-vjeçaren e cila u gjet e pajetë në banesën e saj. Gurraj u gjet me fytin e çarë dhe me flokët e prera. Mirëpo në banesë duhej të ishte dhe djali i saj,Franci Gurraj i cili kishte dalë nga burgu vetëm tre ditë para ngjarjes së rëndë.

Në dëshminë e dhënë para policisë djali i viktimës mësohet se ka pranuar që nuk ka qënë në banesë, në momentin kur ndodhi krimi, pasi ndodhej tek banesa e xhaxhait, megjithëse policia dyshon shumë mbi këto deklarata dhe pozicionin e tij në këtë ngjarje. Deri më tani besohet se ngjarja mund të lidhet me shkaqet e konflikteve brenda familjes e për këtë pasojë mund të jetë vrarë.

48 vjeçarja rezulton se ka tentuar dhe dy herë vetëvrasjen ndaj dhe fillimisht u mendua për një vetëvraje.

Violeta Gurraj, në vitin 2015 ishte dënuar nga gjykata e Shkodrës me 5 muaj burgim për akuzën e “Dhunës në Familje” dhe “Kundërshtimit me forcë të efektivave të policisë”. Gurraj në 14 nëntor 2014, ka djegur lehtë kunatën e saj, Luljeta Çulaj dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së saj, shtetases Mande Çulaj. Gurraj, ka kryer dënimin ne burgun e grave “Ali Demi” në Tiranë.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet violeta gurraj vrasja ne malesine e madhe violeta gurraj vrasja ne malesine e madhe

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Shkurt 2021, 10:01

KAMËZ– Gjon Mena, banues në Kamëz dhe person me precedentë penalë ka mbetur i plagosur në këmbë, si pasojë e një atentati që i ishte përgatitur. Paraditen ...