Aktualitet

Qëlloi me fishekë manovër duke shkaktuar panik te qytetarët, procedohet 31-vjeçari në Durrës

9 Shkurt 2021, 10:49 Nga DOSJA
Qëlloi me fishekë manovër duke shkaktuar panik te qytetarët,

DURRËS– Një 31 vjeçar ka rënë në prangat e policisë mbrëmjen e djeshme në Durrës. Sipas policisë 31-vjeçari J.B., banues në Fier ka qëlluar në ajër me armë zjarri duke shkaktuar frikë të banorët.

Pas njoftimit për ngjarjen, uniformat kanë shoqëruar në polici 31-vjeçarin, ndërsa nga verifikimet e bëra ka rezultuar se arma që dispononte shtetasi J. B., ishte armë sportive dhe përdorej me fishekë manovër.

NJOFTIMI:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë proceduar penalisht për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve sportive”, shtetasin J. B., 31 vjeç, banues në Fier.Mbrëmjen e djeshme, pas një njoftimi në sallën operative se në lagjen nr. 1, Durrës, një shtetas kishte qëlluar në ajër me armë zjarri duke shkaktuar panik tek banorët, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e 31-vjeçarit në ambientet e Policisë.Nga verifikimet e bëra ka rezultuar se arma që dispononte shtetasi J. B., ishte armë sportive dhe përdorej me fishekë manovër.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 31 vjecari ne durres arrestohet 31 vjecari ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Shkurt 2021, 10:01

KAMËZ– Gjon Mena, banues në Kamëz dhe person me precedentë penalë ka mbetur i plagosur në këmbë, si pasojë e një atentati që i ishte përgatitur. Paraditen ...