Aktualitet

I dënuar me 13 vite burg për prostitucion, arrestohet në Rinas 42-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Edurt Dusha

9 Shkurt 2021, 12:14 Nga DOSJA
I dënuar me 13 vite burg për prostitucion, arrestohet në Rinas

RINAS- Eduart Dushaj, 42-vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar ditën e sotme në Rinas. Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, falë informacionevei të marra kanë arritur që të prangosin Dushajn, i cili siç bën me dije policia do të ekstradohet drejt Italisë. 

42-vjeçari, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma,  pasi Gjykata italiane në nëntor 2020, e dënoi me 13 vite burg  për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar nga Kodi Penal italian.

NJOFTIMI: 

Rinas

Falë intensifikimit të kontrolleve dhe shkëmbimit në kohë reale të informacionit mes Policisë Kufitare të Rinasit dhe Interpol Tiranës është vënë në pranga një 42-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, falë informacioneve të marra për ardhjen në Shqipëri të një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasin: Eduart Dushaj, 42 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Gjykata e Genovas/Itali, në nëntor 2020, e ka dënuar me 13 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar nga Kodi Penal italian. Nga dënimi i kanë mbetur për të vuajtur edhe 10 vjet, 2 muaj e 18 ditë burg. Nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, vijon puna për përfundimin e procedurave, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet eduart dushaj arrestohet eduart dushaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Shkurt 2021, 11:56

TIRANË– Makina e tipit ‘BMW’ shpërtheu ditën e sotme në Kamzë. Sipas policisë shpërthimi ka ndodhur në momentin që drejtuesi i automjetit, Gjon Mena ka sht...