Flet mjekja që trajtoi pacienten që u zhvat nga Tirja: Fenomen i vetmuar, më vjen keq që vdiq Liljana, e bija më dërgoi ed
TIRANE- Mjekja që trajtoi pacienten Liljana Kalemi, e cila humbi jetën për shkak të komplikacioneve me COVID19, dhe e bija denoncoi për ryfshet sanitaren Tire Alldervishi, thotë se fenomeni “Tire” është individual. Valentina tha në një intervistë për Report Tv se “Fenomeni Tire nuk është fenomen institucional, më tepër se fenomen individual, sepse nuk mundet që një fenomen i tillë të përfshihet i gjithë personel, i gjithë ky staf mjekësor që i ka përkushtuar të gjithë kohën e tyre, gjithë pacientëve, punës së tyre vetëm për të filluar jetën”.
Mjekja thotë se Kalemi ishte e rënduar në gjendjen e saj shëndetësore dhe kishte nevojë për trajtim. “Pacientja është shtruar në datën 28 nëntor, unë kam qenë mjekja që e ka pritur në Urgjencë. Pacientja është pritur me saturime të ulëta, me gjendje fibrile të zgjatur, me sëmundje shoqëruese me diabet dhe hipertension, pasi është me ekzaminime laboratorike dhe grafike, pasi është plotësuar me kartelën dhe më vizitën e kardiologut, e sëmura është ngjitur në pavijon, është ndjekur përditë me ekzaminime, i është dhënë ndihma dhe asistenca nga personeli mjekësor për shkak se e sëmura ka qenë në një gjendje jo shumë të mirë shëndetësore për t’i shërbyer edhe vetes, gjendja ka ardhur vazhdimisht duke u përkeqësuar”, tregon mjekja.
Mjekja ka thënë se ka komunikuar përditë me vajzën e të ndjerës, dhe e ka informuar për gjendjen e saj. Valentina ka shkuar edhe më tej duke thënë se e bija madje i ka dërguar edhe një pusullë të bukur bashkë me një tufë me lule.
“Unë si mjekja përgjegjëse dhe si mjeke kuruese kemi folur përditë në telefon me familjarët duke informuar për gjendjen e të sëmurës. Ne me vajzën kemi kontaktuar përditë në telefon, dhe pavarësisht gjendjes së rëndë të mamit të vet, vajza më ka përcjellë vazhdimisht mesazhe falënderuese edhe pse gjendja e nënën ishte e rëndë, ajo e shikonte dhe vlerësonte atë punë të madhe që ne bënim aty. Mua më vjen keq që vajza humbi nënën e saj, më vjen keq që Liljana u largua në një moshë të tillë nga jeta, duke lënë fëmijët, por më ka ardhur mirë kur në një moment, edhe pse e ëma e saj edhe pse ishte në një gjendje të keqe shëndetësore, mua personalisht më ka sjellë një tufë me lule me një pusullë shumë të bukur të shkruar mirënjohëse ndaj punës që kam bërë ndaj tyre”, tha mjekja.
Si u zbulua skandali i Tires?
Tire Alldervishi, sanitare te “Shefqet Ndroqi”, ndodhet e arrestuar, pasi u denoncua nga vajza e pacientes Liljana Kalemi se i mori 8 milionë lekë të vjetra për t’i shërbyer nënës. Pas Tires, në pranga ranë edhe 3 infermiere e një sanitare tjetër, të të njëjtit spital, pasi akuzohen se kanë bashkëpunuar me Tiren. Tirja i premtonte vajzës së pacientes se paratë do t’jua jepte mjekëve që t’i shërbenin më mirë nënës së saj.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Kreu i Akademisë së Shkencave: Duhet të përforcohen kufizimet për të paktën 2 javë
TIRANE– Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi propozon që Shqipëria të shtrëngojë masat kufizuese për të paktën 2 javë. Në fjalën e tij në n...
Moti i keq në Shqipëri/ Stuhia ‘pushton’ Gjirokastrën, qytetarët mbyllen në shtëpi
GJIROKASTËR- Reshje të shumta të shiur dhe erërat e forta kanë përfshirë ditën e sotme qyetin e Gjirokastrës.Deri më tani nuk dihet se nëse si pasojë e res...
DETAJET TRONDITËSE/ Djali i Violeta Gurraj ishte në arrest shtëpie, nuk u gjend në banesë kur nëna e tij kishte vdekur, me
MALËSI E MADHE- Detaje tronditëse kanë dalë nga hetimet policore mbi vdekjen e Violeta Gurraj, 48-vjeçaren e cila u gjet e pajetë në banesën e saj. ...
(FOTO) ‘Të enjten jam për Tiranë’/ Mesazhet e fundit të Davide Pecorellit në Whatssapp!
ITALI– ‘La nazione’ ka bërë publike bisedën e fundit të Davide Pecorellit! Më shumë se një muaj pas zhdukjes së tij nga Puka, një mesazh i ri dhe domethënës shf...
Qëlloi me fishekë manovër duke shkaktuar panik te qytetarët, procedohet 31-vjeçari në Durrës
DURRËS– Një 31 vjeçar ka rënë në prangat e policisë mbrëmjen e djeshme në Durrës. Sipas policisë 31-vjeçari J.B., banues në Fier ka qël...
Shqiptarët i furnizonin me marijuanë dhe kokainë! Operacioni ‘Lockdown’ vë në pranga 24 persona në Itali, vepronin në
ITALI– Operacioni i koduar ‘Lockdown’ në Itali ka shkatërruar grupin kriminal në fushën e trafikut të lëndëve narkotike. Operacioni u quajt “Lockdown”, pikërish...
I vendosën eksploziv në makinë! Identifikohet drejtuesi i mjetit, person me të shkuar kriminale, i dënuar në Shqipëri, Fr
KAMËZ– Drejtuesi i mjetit që shpërtheu ditën e sotme në Kamëz është identifikuar si Gjon Mena. Mësohet se ai është një person më të kaluar kriminale.Ai kis...
Reshjet e dendura të shiut, rrëshqitje dheu në zonën e Currilave, sasi të mëdha të argjile përfundojnë në rrugë
DURRËS– Gjatë rënies së shirave që kanë përfshirë vendin ditët e fundit, janë shkaktuar rrëshqitje të dherave në zonën e Currilave. Burime bëjnë me dije se...
Skandali tek Shefqet Ndroqi/ Rakacolli: COVID-2 u riorganizua, janë shkarkuar kryeinfermierët
TIRANË- Zv. ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka thënë se pas se pas denoncimit të rastit të Tires e cila kishte marrë 8 milionë lekë nga një i afërm...