Aktualitet

Policia bën NAMIN/ Nuk mbanin maskë, në 24 orët e fundit gjobit me 30 mijë lekë të vjetra 2,606 persona. Ndëshkohen me 1

9 Shkurt 2021, 12:29 Nga DOSJA
Policia bën NAMIN/ Nuk mbanin maskë, në 24 orët e fundit

TIRANË– 2606 persona janë gjobitur me 30 mijë lekë të vjetra nga policia pasi nuk kishin vendosur maskën mbrojtëse kundër Covid-19. 

Policia bën me dije se janë gjobitur me nga 1.000.000 lekë 13 administratorë dhe pronarë lokalesh që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. 

41 drejtues mjetesh janë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit për tre vjet ndërsa 52 persona janë ndëshkuar me nga 10.000 lekë, pasi janë konstatuar duke lëvizur pas orës 22:00.

NJOFTIMI I PLOTË : 

Policia e Shtetit

Intensifikohen kontrollet për zbatimin e masave anticovid. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren, në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Gjatë mbrëmjes së djeshme, në Tiranë janë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit,  61 drejtues mjetesh, të cilët u konstatuan duke lëvizur me mjet pas orës 22:00. Po në kuadër të monitorimit të zbatimit të masave anticovid, gjatë ditëve të fundit, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, për mosvendosjen e maskës, 2606 shtetas; 13 administratorë dhe pronarë lokalesh që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë janë ndëshkuar me nga 1.000.000 lekë; 2 administratorë lokalesh me pezullim të aktivitetit për 6 muaj, pasi janë konstatuar në shkelje të përsëritur; 41 drejtues mjetesh janë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit për tre vjet, 52 shtetas janë ndëshkuar me nga 10.000 lekë, pasi janë konstatuar duke lëvizur pas orës 22:00. Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, pas apelit dhe thirrjes drejtuar qytetarëve për respektim me rigorozitet të masave kufizuese anticovid, ka dalë sërish në terren për të monitoruar nga afër zbatimin e këtyre masave. Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid, pronarët dhe administratorët e lokaleve të zbatojnë protokollet e sigurisë, ndërsa drejtuesit e automjeteve të respektojnë orën policore, pasi kontrollet do intensifikohen akoma më tej, në bashkëpunim edhe me Task Forcën, për të bërë të mundur ndërprerjen e zinxhirit të infektimit të qytetarëve me COVID-19.

(A.k.dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjobiten 2606 persona gjobiten 2606 persona

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Shkurt 2021, 11:56

TIRANË– Makina e tipit ‘BMW’ shpërtheu ditën e sotme në Kamzë. Sipas policisë shpërthimi ka ndodhur në momentin që drejtuesi i automjetit, Gjon Mena ka sht...