Politike

Rimbursimi i ilaçeve, gazetari i kthehet ashpër Ballës: Gënjeni, e kam nga eksperienca personale, rimbursimi është thuajse

9 Shkurt 2021, 08:54 Nga DOSJA
Rimbursimi i ilaçeve, gazetari i kthehet ashpër Ballës:

TIRANË–Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla pati një përplasje me moderatorin Endri Xhafo mbrëmjen e djeshme teksa ishin të ftuar në emision Log në ‘Abcnews’ për të folur në lidhje me rimbursimin e ilaçeve për Covid-19 nga shteti.

Balla tha se sistemi mjekësor është duke e menaxhuar më së miri situatën nga Covid, ndërsa gazetari Xhafo e ka kundërshtuar duke i thënë se e ka nga eksperienca e tij se nuk ka pasur asnjë mbështetje për kurën e Covid-19 nga shteti.

BISEDA:

Balla: Ditën që thuhen gënjeshtra pafund është e rëndësishme që të reagojmë, Gjekmarkaj tha se nuk ka menaxhim, por indikacionin për një menaxhim të tillë e ka sistemi mjekësor. Gënjeni kur e thoni këtë.

Xhafo: Nuk e ka gabim Gjekmarkaj, pasi dhe kryeministri sot ka thënë mos u kuroni nëpër shpia, por kaloni në spitale.

Balla: Ju e keni kaluar Covid-in.

Xhafo: Po e kam kaluar, në gjendje mesatare.

Balla: Unë e kam kaluar Covid-in pa asnjë simptomë dhe bashkëshortja ime me simptoma për të mos shkuar në spital apeli im është i njëjtë me atë të kryeministrit kur pas ditës së gjashtë rritet temperatura duhet që të shkoni në spital. Shqipëria sot asnjëherë nuk i ka pas në rrezik kapacitetet mjekësore. Shqipëria është një ndër vendet e pakta që ka rimbursuar kurimin në shtëpi.

Xhafo: Kur e ke rimbursuar, ju lutem meqë më përmend eksperiencën time personale kjo është sy për sy. Pas 1 janarit është vënë në zbatim.

Balla: Gënjeni.

Xhafo: Jo nuk gënjej fare se e ka kaluar ime më dhe unë, por duhet që të marrësh vertetim nga shteti. Rimbursimi është thuajse inekzistent. Nuk ekziston.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike endri xhafo taulant balla endri xhafo taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 9 Shkurt 2021, 07:09

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm mëngjesin e sotëm në banesën e rindërtuar nga qeveria pas tërmetit. Së bashku me ministrin Arben Ahmetaj dh...