Politike

PIKËNISJA/ Ndalimi i Tom Doshit në zgjedhje, zbulohen paralajmërimet e forta të Yuri Kim, takimi i beftë me Celibashin dhe

9 Shkurt 2021, 08:40 Nga DOSJA
PIKËNISJA/ Ndalimi i Tom Doshit në zgjedhje, zbulohen

TIRANË– Ambasadorja Yuri Kim u tregua e prerë një ditë më parë, teksa shkroi se Tom Doshi nuk dihet të rikandidojë në zgjedhje mbi ripostimin e njoftimit të Departamentit të Shtetit, që 3 vite më parë, kohë kur Doshit iu ndalua hyrja në Amerikë për shkak të akuzave për korrupsion, e futi në ‘listën e zezë’. Kim risolli qëndrimin, duke folur për herë të parë me emër për një personazh politik duke kërkuar ndalimin e kandidimit të tij në zgjedhje.

Por kur nisi lufta e Kim për të mos lejuar kandidimin e Doshit?

Edhe pse nuk është vënë re në media, ambasadorja i ka bërë lëvizjet e saj me shpejtësi. Më 15 janar 2021, ambasadorja Yuri Kim takoi kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. “Ne mbështesim përpjekjet e KQZ-së për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme në 25 Prill duke zbatuar ID biometrike dhe masa të tjera të nevojshme; sigurimi i kandidatëve të pastër; parandalimin e blerjes së votave dhe manipulimin e tyre.“- shkroi Kim më 15 janar, duke theksuar se listat duhet të jenë të pastra, një apel ky që sërish shkoi në vesh të shurdhët. 

Porsa në media doli lajmi se partia Social Demokrate e drejtuar nga Tom Doshi do të merrte komisionerë në zgjedhje, ambasadorja iu kërkoi partive të kontrollonin kandidatët dhe të mos promovonin korrupsionin. 

Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhjet, udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi kontrolloni kandidatët tuaj – mos fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin. Nëse doni të dini nëse ky paralajmërim mbetet i vlefshëm, kjo është ajo që Tony Blinken, i nominuari i Pres Biden për Sekretar i Shtetit, tha në seancën e tij 1/19 para Senatit: “Ne duam të lartësojmë punën në luftimin e korrupsionit”,”-shkroi Kim më 22 janar 2021. 

Ky apel, u pasua nga një replikë e gjatë e kryeministrit Edi Rama i cili e hoqi nga vetja dhe nga Partia Socialiste përgjegjësinë për të hartuar lista të pastra. Rama tha se përgjegjësia është personale, ndërsa thumboi Kim duke thënë se “nuk kam nevojë për asnjë ambasador që të më tregojë detyrat e mia”. 

“Unë s’kam nevojë të ma thotë ambasadorja amerikane detyrën time, kam shumë respekt për ambasadoren është në të drejtën e vet të thotë atë që mendon por kjo përgjigje s’është për të, është për ju, mos pa nxirrni përpara ambasadoren amerikane qe thënë këtë e atë, s’ka nevojë të ma kujtojë asnjë koordinator në PE, e di shumë mirë detyrën time karshi ligjit e popullit shqiptar.”– tha Rama.

Dhe kulmi u arrit dje, kur pas një sërë deklaratash dhe thirrjesh publike, ambasadorja amerikane foli me emra. Ajo kërkoi ndalimin e kandidimit të deputetit Tom Doshi, duke theksuar se “votuesit shqiptarë meritojnë më shumë”. Ndërkohë që nga ana e Doshit nuk ka asnjë koment apo reagim për kërkesën zyrtare të Kim. Ende nuk dihet sesi do të veprojë PS dhe KQZ. A do të shpërfillet kërkesa e amerikanëve për të lejuar garimin e një personazhi të cilësuar si “i forti i politikës”, por pjesë e listës së zezë të DASH? PS është përballë provës së zjarrit…

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ndalimi i tom doshit ne zgjedhje tom doshi yuri kim edi rama ndalimi i tom doshit ne zgjedhje tom doshi yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 9 Shkurt 2021, 07:09

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm mëngjesin e sotëm në banesën e rindërtuar nga qeveria pas tërmetit. Së bashku me ministrin Arben Ahmetaj dh...