Politike

Furtunë në Hipotekën e Durrësit/ Gjonaj: Shkarkohen nga detyra 6 zyrtarë (VIDEO)

13 Shkurt 2019, 13:45 Nga DOSJA
Furtunë në Hipotekën e Durrësit/ Gjonaj: Shkarkohen nga

TIRANE– Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj përmes një deklarate për shtyp ka njoftuar ditën e sotme të tjera shkarkime nga puna në Hipotekën e Durrësit.

Gjatë fjalës së saj, ministrja njoftoi se pas 15 masave disiplinore të marra më herët, kontrolli i bërë së fundi ka nxjerrë në pah një sërë problemesh, duke shkarkuar nga detyra 6 zyrtarë të Zyrës së Regjistrimeve të Pasurive të Paluajtshme në Durrës.

Gjonaj theksoi se ZRPP në Durrës ka qenë dhe vazhdon të jetë në fokus të disa kontrolleve për të reformuar rrënjësisht këtë zyrë.

“Zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme ashtu si edhe zyrta e tjera shtetërore ku ofrohen shërbime për qytetarët, kanë qenë dhe do vijojnë të mbetën në qendër të vëmendjes, përsa i përket mënyrës së zbatimit të ligjshmërisë dhe ofrimin e shërbimeve publike. Nga ana tjeter ne jemi të vendosur që ti shkojmë në fund çdo denoncimi, që bëhet si në platformën e qeverisjes Shqipëriaqë duam.al apo edhe nga media, duke hetuar në mënyrë të detajuar çdo praktikë të dyshimtë dhe duke marrë masat për çdo punonjës që dyshohet të ketë kryer veprime korruptive. Zyra e regjistrimit të pasurive të palujtshme Durrës ka qenë në fokus të disa kontrolleve për të reformuar rrënjësisht këtë zyrë”, u shpreh Gjonaj.

Ministrja u ndal dhe te Task Forca, që sipas saj, ka ushtruar kontroll në këtë zyrë dhe nga praktikat e monitoruara, rezultojnë aplikime të trajtuara jashtë afateve.

Bazuar në informacionet e marra mbi praktika abuzive, Task Force  ka ushtruar kontroll tjetër në këtë zyrë dhe nga praktikat e monitoruara rezultojnë aplikime të trajtuara jashtë afateve, sistemi online nuk pasqyron situatën aktuale, është gjendur se ai nuk është administruar dhe përdorur në të gjitha fazat e tij, nuk është vepruar në përputhje me kërkesat për arkivimin e teknikave në zyrat e Hipotekës duke bërë referenca të shërbimeve të paarkivuara e duke sjellë pasoja në origjinën e pasurisë. Pas kësaj u vendos largimi për 6 specialistë të zyrës dhe vërejtje më shkrim për 10 të tjerë jurisë dhe hartografë, duke e cuar në total numrin e masave në 31 masa”- tha ministrja Etilda Gjonaj.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike etilda gjonaj hipoteka e durrsit shkarkohen 6 zyrtare shperdorim detyre taske forca etilda gjonaj hipoteka e durrsit shkarkohen 6 zyrtare shperdorim detyre taske forca

Sondazh

Poll