Politike

Delmon Group/ Balla: Rimëkëmbje për zonën industriale të Elbasanit

13 Shkurt 2019, 14:06 Nga DOSJA
Delmon Group/ Balla: Rimëkëmbje për zonën industriale

ELBASAN– Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla vizitoi sot ambientet e kompanisë “Delmon Group” me kapital francez, e cila ushtron aktivitetin e saj në ish-Kommbinatin Metalurgjik të Elbasanit.

Kjo kompani ka punësuar rreth 50 puntorë dhe vitin që vjen pritet që numri i punonjësve të dyfishohet. Në fjalën e tij, Balla tha se ky projekt garanton rivitalizimin e zone industriale të Elbasanit, duke shtuar se industria e prodhimit të pjesëve të automjeteve dhe makinerive tashmë kanë hartë Shqipërinë.

Ne do të vazhdojmë tju mbështesim. Që në fillim të projektit tuaj kemi parë që është një projekt që garanton rivitalizimin e kësa zone industriale të Elbasanit. Jemi shumë krenar që viti i parë i punës shkoi më së miri, sepse 1 milion euro eksport nuk është pak dhe me ato që na premtuat ju 2019 do të shkojë 4 milion dhe që do të thotë që në mënyrë të drejtëpërdrejtë do rë rriter dhe numri i të punësuarve. Bashkë me Gledin, prefektin e qarkut jemi në shërbimin tuaj, sepse për ne rritja e numrit të punësuarve në Elbasan është objektivi kryesor për këtë vit. E kemi nisur mirë, sepse të dhënat e para të këtij viti tregojnëqë kemi një rritje të numrit të të punsuarve rishtas në Elbasan e që tregon që gjithë vëmëndja jonë për të garantuar sa më shumë njësi prodhim si kjo e juaja, që ka bërë që të kemi rezultat rritjen e punësimit. Është një lajm i mirë që kompani me emër botëror si Maserati, Peugeot, Renault të prodhojnë pjesë këmbimi këtu në Elbasan, pas Mercedez Benzit dhe Fiatit që po prodhon këtu. Po kalojmë në një fazë tjetër të sipërmarrjeve që krijojnë vende pune në qarkun tonë, janë pikërisht ato që kemi synuar, sipërmarrje prodhimi të makinerive. Shpresoj që me kompani të tjera gjermane, franceze dhe italiane të spostohemi në këtë nivel të ri të sipërmarrjeve, të cilat kalojnë nga fasoneria në një prodhim të pjesëve të këmbimit makinerive dhe automjeteve”, deklaroi Balla.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elbasan industria e prodhimit te makinerive kompania delmon group taulant balla elbasan industria e prodhimit te makinerive kompania delmon group taulant balla

Sondazh

Poll