Politike

Efektivët e vrarë në krye të detyrës, Lleshaj risjell rastin e oficerit Roland Lika (VIDEO)

13 Shkurt 2019, 13:19 Nga DOSJA
Efektivët e vrarë në krye të detyrës, Lleshaj risjell

TIRANË- Gjatë fjalës së tij, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i uroi ditëlindjen Sonjës, vajzës 10-vjeçare të Roland Likës. (Lexo këtu)

Ditën e sotme, Sonja mbush 10 vjeç dhe si dhuratë kolegët e të atit i kishin organizuar një festë në fshatin Dardhë të Korçës.

Oficeri i Policisë së Vlorës, Roland Likaj u vra më 18 tetor të vitit 2010. Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me burgim të përjetshëm Jetnor Nakolecin, i akuzuari kryesor për vrasjen e tij dhe me nga 1 vit e gjysmë heqje lirie për Saleo Stojanin, i njohur në dosjet e policisë si superhajdut dhe Elidon Zeqon për akuzën e “moskallëzimit të krimit”.

Në momentin e vrasjes Roland Likaj, i cili duke patrulluar në orët e para të mëngjesit. Vrasja e nënkomisar Roland Likës, babai i dy fëmijëve është pranuar dhe nga i pandehuri, i cili në gjykatë ka deklaruar se qëlloi vetëm një herë mbi oficerin e policisë nga frika e zbulimit të një vjedhjeje që kishte kryer pak momente para ngjarjes. Por ka mjaftuar vetëm një plumb në kokë që t’i shkaktonte vdekjen e menjëhershme babait të dy fëmijëve, duke shtuar edhe një person në radhët e dëshmorëve të Policisë të rënë në krye të detyrës. Atë vit, Sonja ka qënë vetëm një vjeç.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike jetnor nakoleci ministri i brendshëm roland likaj saleo stojani sander lleshaj jetnor nakoleci ministri i brendshëm roland likaj saleo stojani sander lleshaj

Sondazh

Poll