Aktualitet

Situata në Shkodër! Bashkia jep NJOFTIMIN: 1550 tokë bujqësore nën ujë, parësore mbetet ushqimi për gjënë e gjallë

9 Shkurt 2021, 07:44 Nga DOSJA
Situata në Shkodër! Bashkia jep NJOFTIMIN: 1550 tokë

SHKODËR– Bashkia Shkodër ka dhënë informacion në lidhje me gjendjen që ndodhet zona pas shirave të dendur. Deri më tani janë nën ujë 1550 tokë bujqësore, konkretisht në fshatrat Darragjat, Shirq ,Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore. Fatmirësisht shtëpi të përmbytura nuk ka mirëpo ka rrugë që janë ende të bllokuara në zonat e Darragjat, Shirq dhe në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit.

NJOFTIMI:

Situata e përmbytjeve në Nj.A.Dajç datë 09.02.2021
Hidrometri shënon 6.58 cm, me një rritje prej 3 cm në hidrometrin e Dajçit, 7 cm në vendin e quajtur Urrela të Shirqit në krahasim me 1 ditë më parë.
– 1550 tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq ,Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore.
-Rrugë të bllokuara Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit lartësie e ujit arrin 100-130 cm në rrugë.
-Shtëpi të përmbytura s’ka.
– Prezencë uji në oborre 121 shtëpi, Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 9, Rrushkull 12, Suka 9.
– Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek Dispeçeri Mushan.
-SPZ e zonës në gatishmëri .
-Qendrat shendetësore në gatishmëri
– Energji elektrike kemi në gjithë zonën, por me shkëputje.
-Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2m.
-Nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë mbetet parësore.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia shkodër parashikimi i motit bashkia shkodër parashikimi i motit

Sondazh

Poll