Aktualitet

Bëri ‘namin’ në Tiranë me grabitje/ Prangoset Kristi Çinari, kishte kartë identiteti me emër tjetër

8 Shkurt 2021, 20:52 Nga DOSJA
Bëri ‘namin’ në Tiranë me grabitje/ Prangoset Kristi

KOSOVË– Prangoset, Kristi Çinari. 21-vjeçari që u kthye në makthin e kryeqytetit për shkak të grabitjeve me armë zjarri në disa farmaci dhe një pikë dhënie kredish.

Mësohet se Çinari ishte pajisur me një kartë identiteti të Kosovës, ndërsa mbante emrin Blerim Krasniqi, dhe rezultonte i lindur në Prishtinë. I riu ishte shpallur në kërkim nga Policia shqiptare pas “bëmave” të tij në Shqipëri. 

I riu akuzohet se ka vjedhur të paktën dy farmaci ditën e fundit dhe pikën e dhënies së kredive Kredo.al, ku u grabitën tre million lekë të vjetra.

Çinari nuk rezulonte banor në Tiranë, pasi nuk kishte deklaruar vendbanim pasi prej kohësh jetonte jashtë shtetit në vende të ndryshme. Përveç grabitjeve të ndodhura në ditët e para të vitit 2021, mbi 21-vjeçarin rëndojnë edhe grabitje të ndodhura në një farmaci në rrugën e Kavajës në vitin 2017.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet kristi çinari kristi cinari arrestohet kristi çinari kristi cinari

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Shkurt 2021, 19:37

VLORË– Vrasja e Gentian Qarrit, i cili u vra të shtunën para biblotekës së Vlorës, ka kaluar në Prokurorinë e qytetit, e cila ka nisur hetimet lidhur me at...